E ardhmja e Edon Zhegrovës nuk do të jetë në Itali, pavarësisht interesimit të gjatë të Juventusit. Sipas raportimeve të portalit francez Foot Mercato, sulmuesi anësor kosovar, 26-vjeç, ka arritur një marrëveshje me Olympique Marseille, të drejtuar nga trajneri italian Roberto De Zerbi.
Zhegrova pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2030 me klubin francez, ndërsa në orët në vijim do të finalizohen edhe detajet e fundit të marrëveshjes mes Marseille dhe Lille, klubit me të cilin lojtari është aktualisht nën kontratë.
Ky zhvillim duket se i jep fund interesit të Juventusit për talentin kosovar, duke bërë që bardhezinjtë të rishikojnë opsionet e tyre për repartin ofensiv.
Në këtë situatë, gjithnjë sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që Nico Gonzalez të qëndrojë në Torino edhe për sezonin e ardhshëm.
Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…
Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës. Ai me origjinë është…
Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…
Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës…
Në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit ku ishin të pranishëm partnerë europianë, të shoqërisë civile dhe…
Gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Bërnmuth, e cila përfundoi me një barazim dramatik 4-4, Xhordan Maino-Hames, vëllai i mesfushorit…