Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, të paktën edhe për një sezon. Gazetari i njohur italian Nikolo Skira, ka raportuar sot se klubi i Seria A ka aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës deri në vitin 2027.
Ramadani do të mbetej pa ekip në përfundimin e këtij sezoni, kur edhe i mbaronte kontrata. Palët nuk duket se do të vazhdonin bashkëpunimin, pas edicionit të kaluar ku mesfushori i Kombëtares humbi vendin e titullarit te Leçe.
Gjithçka ndryshoi gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Ramadani dallon si lojtari me më tepër kilometra të përshkuara në Seria A, ndërsa besimi te klubi është rikthyer.
29-vjeçari transferohej nga Aberden te Leçe në vitin 2023. Klubi italian e konsideron si një nga lëvizjet e zgjuara në vitet e fundit për mesfushën.
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë,…
Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për herë të parë publikisht…
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë…
Mbrëmjen e djeshme, spektakli i "Big Brother VIP Albania 5", u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit…
Pas fitores 3-1 në Komo, Milani i Maks Alegrit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve, gazetarëve dhe…