Categories: sport

“Ishte injorant, ika me vrap nga Shqipëria prej tij”, Vicente sulmon sërish presidentin e Bylisit

Vicente de Paula Mercedes, ish-mbrojtës i Bylisit në pjesën e dytë të sezonit të shkuar rikthehet dhe e akuzon edhe një herë presidentin e ballshiotëve, Besnik Kapllanaj për premtimet e pa mbajtura të tij dhe paga të pa dhëna. Gjithçka, nisi pas largimit të tij pa lejen e klubit afër fundit të sezonit.

Përmes medieve braziliane, Vicente denoncoi për paga të pa dhëna dhe kushte të pa plotësuara, teksa tashmë në një intervistë për ESPN Brazil, sipas Sport Ekspres, ai tregon hollësisht gjithë peripecitë e kaluara dhe tregon se është larguar me vrap nga Shqipëria, nga frika se Kapllanaj mund ta merrte vesh dhe e rikthente në skuadër.

“Bisedova me Fox Sport përpara se të nisesha për në Shqipëri dhe ata më paralajmëruan. Më thanë se duhej ta merrja në konsideratë vetëm nëse ishte mundësia e vetme. Kur kërkon që të arrish në nivelin e lartë me çdo kusht, ndonjëherë bëhesh edhe i verbër.

Thjesht dëshiron që të luash, nuk do të dish më shumë. Sapo arrita në Shqipëri ishte e tmerrshme. Presidenti i Bylisit më premtoi shumë gjëra dhe në fund më dolën të kundërta.

Kontrata ishte gjithashtu e kundërt. Më premtuan për një apartament që nuk e kisha kurrë, për rrogat që nuk u morën dhe shumë gjëra që nuk ndodhën. Në ekip ishte një lojtar nga Argjentina dhe që fliste në gjuhën portugeze shumë mirë. Sa herë që shkoja të flisja me presidentin, merrja edhe këtë futbollist pasi e njihte mirë edhe anglishten.

Kështu flisja me presidentin falë përkthimit. Sa herë që kërkoja gjërat që ai kishte premtuar dhe ishin në kontratën time, më thoshte se do t’i jepte ditën tjetër. Gjithmonë duke e shtyrë për ditën tjetër dhe të nesërmen nuk vinte asgjë. Më gënjeu për të gjitha.

Akomodimi në klub ishte i tmerrshëm. Më thanë se do të qëndroja për tre ditë atje sa të gjendej apartamenti im. Nuk kishte ajër të kondicionuar dhe ishte shumë ftohtë. Bisedova me mikun tim që të rrija në shtëpinë e tij pasi kushtet ishin shumë të tmerrshme në akomodimin e klubit. Nuk mora asnjë pagesë dhe çështja shkoi në FIFA.

Kur ndërroi jetë mamaja? Më ka mbetur peng. Ishte e vjetër dhe doktorët i kishin dhënë ditët e mbetura si afat. Fola me presidentin që të shkoja në Brazil që të shihja mamanë time dhe ta ndihmoja në një farë mënyre për gjërat e fundit që kërkonte përpara se të ndërronte jetë.

Por kjo nuk u bë e mundur se presidenti i Bylisit ishte shumë injorant. Ai më thoshte se nuk mund të linte që të shkoja në Brazil pasi kishte frikë se unë nuk do të kthehesha më në Shqipëri.

Si u largova? I kërkova klubit që të largohem pasi nuk u mbajtën premtimet dhe rrogat po vonoheshin. Presidenti më tha se do të flisnim së bashku. Por pas këtij momenti nuk ishte koha e duhur për të folur mirë së bashku.

Për këtë arsye kam bërë gjërat gati shpejt dhe me biletat e prera u largova që në mëngjes. U largova duke vrapuar nga Shqipëria pasi nëse ai e mësonte se unë po ikja, mund të bllokonte daljen. Nuk e di se çfarë mund të më ndodhte atje dhe prandaj ika me vrap drejt aeroportit”, tregon Vicente.

të fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea

Mëngjesin e kësaj të hëne, sporti dhe media u zgjuan me një lajm të trishtë. Ish-basketbollisti i Dinamos dhe gazetari…

4 minutes ago

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

Krahasimet në rrjetet sociale mes personazheve publike duket se nuk kanë fund, e së fundmi në qendër të vëmendjes ka…

9 minutes ago

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat

Partia Demokratike, i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më…

26 minutes ago

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet…

35 minutes ago

Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti

Edon Zhegrova, bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Pizës, duke ndihmuar në sigurimin e tre pikëve për objektivin e klubit.…

38 minutes ago

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

Këtë të hënë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj,…

45 minutes ago