Impakti i nënshkrimit të Lionel Messit me PSG ishte i menjëhershëm në klubin francez. Sipas “L’Equipe”, transferimi i argjentinasit në “Parc des Prince”, pati një ndikim fenomenal në ekonominë e klubit, madje edhe më të madh se në momentin e blerjes së Neymarit. Fanella e Leo Messit shitet 50 për qind më shtrenjtë se ajo e Neymarit, kur mbërriti te PSG.
Për shkak të rritjes së shitjeve, kompania që siguron uniformat për klubin parizien nxori në treg një version të quajtur “fan jersey”, me një stok prej 100 000 fanellash, që do të shiten me 45 euro copa, pra me një vlerë më e ulët se versioni që shitet zakonisht.
None found
“L’Equipe” gjithashtu raportoi se ardhja e Leo Messit krijoi një shtim të ndjeshëm të fansave në rrjetet në rrjetet sociale të PSG.
Platformat e ndryshme të klubit përjetuan një rritje prej 20%, pra rreth 25 milionë ndjekës të rinj. Paris Saint-Germain tejkaloi 140 milionë ndjekës dhe ka tejkaluar markat e njohura si Chanel, Dior ose Louis Vuitton.
Firma me Messin gjithashtu tërhoqi interes për kontrata të reja. PSG mbylli marrëveshjet me partnerë të rinj: Christian Dior u zëvendësua Hugo Boss si një markë veshjesh për klubin dhe më pas ata mbyllën një marrëveshje me Crypto, platforma e kriptovalutave numër 1 në botë, e cila do të paguajë midis 25 dhe 30 milionë euro në sezon për tri vitet e ardhshme.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…