Vetëm pak ditë më parë, Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullarë me Burnley në Premier League ndaj Newcastle. Sulmuesi i Kombëtares bëri një paraqitje mjaft pozitive, gjë të cilën e ka konfirmuar së fundmi edhe trajneri, Scott Parker.
45 –vjeçari menjëherë pas zëvendësimit të shqiptari shkoi për ta takuar, duke i lënë të kuptohej se kishte bërë një sfidë të mirë. Dhe pikërisht ditën e sotme në konferencën për shtyp theksoi se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me liderin e Kombëtares shqiptare.
None found
Madje u shpreh se ndaj Newcastle, broja ishte pikërisht futbollisti që i duhej lojës, për të shfrytëzuar mirë hapësirat që kundërshtari linte mbrapa. Ndër të tjera u shpreh se luftoi i vetëm në majën e sulmit pas daljes me karton të kuq të Lucas Pires.
“Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando.
Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super. Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të.
Rotacion apo zgjedhje? Pak nga të dyja. Mendova se kishim nevojë që të freskonim gjërat pak pas një jave të ngarkuar. Por gjithashtu ndjeja se në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Newcastle, do të na duhej të shfrytëzonim hapësirën që linin pas krahëve, ndaj na duhej ai lloj profili lojtari. Siç e thashë, funksionoi mirë”, ka theksuar timonieri i Burnley.
Dy persona dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 134 mijë e 761 euro, duke mashtruar një person me…
Rudolf TurkajKriza tek KF Trepça do të sjellë edhe largimin e disa prej lojtarëve kryesorë, të cilët u bashkuan me…
Disa media po raportojnë se Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të mesfushorit Curtis Jones nga Liverpooli.Jones, i…
Këtë të mërkurë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i është drejtuar GJKKO-së me kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se lideri i LVV-së, njeherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, raportohet se ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket mundësisë për t’u transferuar te Manchester United…