Një ndër lojtarët kyç të Real Madridit tash e disa vite është padyshim ylli brazilian Vinicius Junior. Sidomos që prej largimit të Karim Benzemas, ai ka bërë një hap para duke udhëhequr sulmin e gjigantit spanjoll.
Sidoqoftë, ka nga ata persona që mendojnë se Vinicius duhet të shitet nga Real Madridi, madje duke thënë se ai duhet të zëvendësohet me Khvicha Kvaratskhelia të Napolit.
Në një intervistë për Carrusel Deportivo, ish-skauti i Real Madridit, Manolo Romero, i ka kërkuar klubit që ta konsiderojë mundësinë që të shkëmbejë Vinicius Junior me Kvaratskhelian.
“Me mentalitetin e tij ai nuk do të shkojë larg. Ai nuk do të arrijë asgjë. Unë do ta shkëmbeja atë me Kvaratskhelia pa hezituar fare”, ka thënë Romero.
Në moshën vetëm 23-vjeçare, Vinicius tashmë ka fituar 10 trofe me Madridin duke shënuar 75 gola dhe duke bërë 72 asistime në 252 ndeshje të luajtura.
Forma e tij e lartë kishte bërë që Vinicius të ishte pjesë e top dhjetëshes së lojtarëve më të mirë në renditjen finale të Topit të Artë.
Vinicius Junior deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 19 gola duke përfshirë het-trikun ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës./Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…