Presidenti I FIA-s Jean Todt ka zbuluar se ai mbetet në kontakt të ngushtë me familjen e Michael Schumacher dhe ende e viziton dy herë në muaj ish-pilotin e e Ferrarit.
Dhe ndërsa shumë pak dihet për gjendjen e Schumacher pas aksidentit të tij të tmerrshëm në Alpet Franceze, Todt ka zbuluar se ai ende ka një lidhje të ngushtë me Schumacherin dhe familjen e tij.
None found
‘’Unë e shoh Michaelin të paktën dy herë në muaj’ i tha Corriere della Sera kur u pyet nëse pandemia e COVID-19 kishte ndikuar në shëndetin e kampionit shtatë herë të botës.
‘Nuk i lë vetëm as Michael as Corinnën kemi pasur kaq shumë përvojë së bashku. Bukuria e asaj që kemi provuar është pjesë e jona dhe vazhdon’.
Në shtator të vitit të kaluar, Todt kujtoi një vizitë të fundit për të parë Schumacher.
Ai i tha PA: ‘Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton’.
Todt dhe Schumacher krijuan një marrëdhënie të ngushtë për të ndihmuar Ferrarin të regjistrojë një nga epokat më të sukseshme dhe dominuese të parë ndonjëherë në historinë e Formula 1.
Kujtojmë gjithashtu se sipas gruas së Schumacher Corinna, azhurnimet për gjendjen e yllit F1 kanë qenë të pakta me kërkesën e burrit të saj.
Por ka pasur konfirmim se Schumacher është ende duke marrë trajtimin e duhur me shpresën se ai mund ti kthehet një ditë jetës normale.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve…
Në sistemin e trajnerit Maran, të aplikuar te Shqipëria ndaj Finlandës, Mitaj ishte pjesë e mbrojtjes me 3 mbrapa, si…
Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…
Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë…
MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…