sport

Ish-portieri i njohur rikthehet tek Chelsea, por në rolin e asistentit të Enzo Marescas

Tifozët sapo e kanë kuptuar se kush do të jetë ndihmëstrajneri i Enzo Marescas tek Chelsea, pasi u kompletua kalimi i tij si zëvendësues i Mauricio Pochettinos.

Maresca ishte bërë kandidati kryesor i “Bluve të Londrës” pasi ata ndanë rrugët me Pochettinon pas vetëm një sezoni.

Chelsea kishte eksploruar edhe opsione të tjera si Thomas Frank dhe Kieran McKenna por Maresca tani do të marrë ‘frenat’ në ‘Stamford Bridge’ pasi e udhëhoqi Leicester Cityn drejt rikthimit në Ligën Premier.

Leicester postoi një njoftim duke njoftuar largimin e tij, me Chelsean po ashtu që e zyrtarizoi ardhjen e Marescas me një kontratë pesë vjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Italiani do ta nis punën zyrtarisht me datë 1 korrik, teksa gjashtë anëtarë të stafit të tij do t’i bashkohen atij edhe tek Chelsea.

Dora e tij e djathtë është ish-portieri i Manchester Cityt, Willy Caballero, i cili ka luajtur 38 ndeshje për Chelsean mes viteve 2017 dhe 2021, periudhë gjatë së cilës e fitoi Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

Ish-reprezentuesi argjentinas u transferua në Angli në vitin 2014, duke u bërë pjesë e Manchester Cityt pas katër sezoneve me Malagan në La Liga.

Ai kishte një periudhë të shkurtër edhe tek Southamptoni para se t’i skadojë kontrata kur atëherë iu bashkua Marescas tek Leicesteri në rolin e asistentit.

Danny Walker, Michele De Bernardin, Marcos Alvarez, Javi Molina and Roberto Vitiello janë gjithashtu pjesë e stafit të trajnerit italian. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

4 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

4 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

5 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

5 hours ago

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

5 hours ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

5 hours ago