Kukësi tenton një lëvizje të bujshme në merkato. Panorama Sport shkruan se verilindorët kanë hedhur hapin e parë për sulmuesin Sebastian Giovinco.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Italisë, i cili ka luajtur për disa sezone në MLS me Toronton, është pa ekip për momentin.
Te Kukësi kanë shfrytëzuar njohjen e trajnerit Diego Longo me Giovincon, me të cilin ka punuar tek Al Hilal në Arabinë Saudite.
Gazeta e cituar më lart shkruan se Longo e ka pyetur për mundësinë e kalimit në Abissnet Superiore dhe ka shpresa, pasi Giovinco nuk ka thënë jo me të parën.
Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për ta marrë Giovincon, i cili ka një karrierë të pasur dhe ka shumë klube që mund t’i ofrojnë shumë më shumë se Kukësin në aspektin financiar. / h.ll/albeu.com
Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar janë shpallur në…
Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Nju Jork, pasi një vajzë 1-vjeçare humbi jetën si pasojë e një…
Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme, zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për Soni Pepën alias Vilson…
Zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, Ronela Hajati publikon imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën. Këngëtarja e…
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një 16-vjeçare humbi jetën duke ecur…
Ditën e sotme në orën 09.00, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 30-vjeçari Esat Xherri, që mbeti…