sport

Ish-lojtari i Barcelonës ndryshon emrin e tij për shkak të filmit vizatimor Dragon Ball

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester Cityt i njohur paraprakisht si Joan Roman, ka ndryshuar emrin e tij në Goku, duke imituar filmin vizatimor Dragon Ball Z me origjinë nga Japonia.

Pasi e nisi karrierën tek Espanyoli, Roman u transferua tek Manchester City, para se të rikthehej përsëri në Spanjë, kësaj radhe te Barca Atletic.

Ai disa herë ishte ftuar për ekipin e parë por duke mos arritur që të marrë minuta, ndërsa ishte startues i rregullt për ekipin e dytë të Barcelonës.

Roman tani është pjesë e ekipit polak Wisla Krakow dhe tani ka shpjeguar për Mundo Deportivo, vendimin e tij për të ndryshuar emrin në fanellë.

“Unë e kam zgjedhur këtë emër për shkak se ndihem i identifikuar me vlerat që përfaqëson për mua: këmbëngulje, ndjeshmëri, rritje përballë pengesave, dritë dhe pozitivitet”, ka thënë Roman.

Roman gjithashtu ka treguar se prindërit e tij e kanë përkrahur në marrjen e këtij vendimi.

Ai u bë pjesë e Wislas këtë verë, duke shënuar 13 gola dhe duke bërë pesë asistime deri më tani këtë sezon, duke u aktivizuar si sulmues.

Është e qartë se ndryshimi i emrit ka ndikuar pozitivisht, të paktën në paraqitjen e tij në fushë. Krijuesi i këtij filmi, Akiru Toriyama, ka ndërruar jetë së fundmi, duke shkaktuar një vërshim homazhesh./Telegrafi/

Tags: joan roman

të fundit

Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona

Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku…

32 minutes ago

E rëndë në Kosovë/ I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastirc, afër Ferizajt në Kosovë, pasi mbi të ka rënë një lis gjatë…

44 minutes ago

Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Selisë së Shenjtë

Papa Leoni XIV, feston sot 70-vjetorin e lindjes, një moment simbolik jo vetëm për moshën, por edhe për profilin e…

58 minutes ago

Dalin pamjet e para nga dasma e djalit të Jozefina Topallit në Vatikan, Genari kurorëzon dashurinë me modelen Cindy Marina, detajet nga ceremonia private

Në familjen e deputetes së PD, Jozefina Topalli, këtë fundjavë është festuar një moment i veçantë. Djali i saj Genari,…

1 hour ago

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë, përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra larg…

2 hours ago

Sot protestë në Hagë, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ditën e sotme, në orën 14:00, në Hagë do të mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët…

2 hours ago