sport

Ish-lojtari i Aston Villas që u pensionua në moshën 30-vjeçare, tani është në prag të bëhet miliarder

Një ish-futbollist i Aston Villas i cili u pensionua në moshë të re, tani është në prag të bëhet miliarder para se ta arrijë moshën 35-vjeçare.

Spanjolli Jose Ignacio Peleteiro Ramallo, ose siç njihet ndryshe si Jota, ka kaluar kohën më të madhe të karrierës së tij në Angli, duke luajtur për klube të ndryshme si Brentford, Birmingham City dhe Aston Villa.

Sidoqoftë, periudha e tij si lojtar i Villas është një për t’u harruar pasi ai ka shënuar vetëm një gol në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Në vitin 2022, Jota vendosi që t’i var këpucët në gozhdë, duke bërë një ndryshim drastik në karrierën e tij.

Ish-mesfushori tani është pjesë e një kompanie të teknologjisë bujqësore, Groinn.

Është raportuar se kompania është në proces e sipër të arritjes së një marrëveshjeje me qeverinë spanjolle dhe në rast se arrihet një akord ata do fitonin 600 milionë euro.

“Futbolli duhet të bëjë që personalitetet të dallohen. Unë po bëja atë që tha trajneri, por nuk më pëlqeu. Ishte një vendim i vështirë sepse po thosha jo për kaq shumë para, por e kisha dashur futbollin aq shumë sa nuk kishte të bënte kurrë me paratë. E humba motivimin, por kisha në mendje një projekt tjetër të madh”, ka thënë Jota për The Athletic.

“Projeksionet tona të fitimit do të jenë kaq të mëdha, sa që pavarësisht se sa para më ofron dikush (për aksionet e tij), nuk do të jenë të mjaftueshme”, përfundoi ai. /Telegrafi/

të fundit

Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…

4 hours ago

Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…

4 hours ago

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…

4 hours ago

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…

4 hours ago

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…

4 hours ago

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off”

Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…

4 hours ago