sport

Ish-lojtari i Arsenalit tregon tmerrin: Doja t’i jepja fund jetës

Emmanuel Eboue ka patur një karrierë sa të bukur, por edhe të vështirë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka luajtur 6 vite me Arsenalin, midis viteve 2005 dhe 2011. Pasi ai u largua nga Arsenali, luajti për katër sezone te Galatasaray dhe më pas u kthye te Sunderland në vitin 2016, por nuk luajti kurrë.

Të lidhura

None found

Pasi ai firmosi me sunderland, FIFA e skualifikoi për një vit sepse ai nuk i kishte paguar ish-agjentit të tij 1 milion euro. Eboue pranoi në janar të vitit 2018 se kishte menduar të kryente vetëvrasjen për shkak të problemeve financiare.

“FA më pezulloi nga çdo aktivitet, nuk kisha të drejtë të stërvitesha me asnjë klub. Stërvitesha vetëm dhe më vinte turp.

Dilja vrap në mëngjes, por kishte njerëz të cilët po stërviteshin dhe kërkonin të bënin foto me mua. Pastaj më duhej të stërvitesha natën, nuk kishte dritë, por nuk rrija dot në shtëpi”.

Për Eboue ishte e pamundur t’i shikonte fëmijët e tij në fytyrë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë: “Kur i pashë fëmijët e mi, ata më pyetën se kur do të kthehesha në fushë. Kësisoji, kur dilja në mëngjes bëja sikur qëndroja jashtë dhe shkoja në shtëpi kur fëmijët e mi ishin tashmë në shtrat, nuk doja që ata të më pyesnin pse nuk më shihnin duke luajtur”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Horoskopi 19 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita do të nisë me stres, ndërsa momentet e lumtura do të vijnë gjatë orëve të para të mesditës.…

6 hours ago

Bruno Guimaraes zbulon motivin kryesor që e çoi te Arsenali

Bruno Guimaraes ka shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga Newcastle United dhe t’i bashkohej Arsenalit, duke thënë se…

6 hours ago

Arteta: Arsenali synon të shndërrohet në klubin më të mirë në botë

Mikel Arteta ka zbuluar ambiciet e mëdha të Arsenalit, duke theksuar se klubi londinez synon të bëhet klubi më i…

6 hours ago

Strehët sekrete në thellësi të Alpeve: Çfarë fshihet në bunkerët luksozë të miliarderëve?

Pasiguria e krijuar nga zhvillimet globale dhe tensionet gjeopolitike po i shtyjnë njerëzit më të pasur të botës të kërkojnë…

6 hours ago

A Luxury Bunker Complex for Billionaires Is Being Built Beneath the Swiss Alps, More Than 100 Meters Underground

Pasiguria e krijuar nga zhvillimet globale dhe tensionet gjeopolitike po i shtyjnë njerëzit më të pasur të botës të kërkojnë…

6 hours ago

Serious Incident in Durrës/ 30-Year-Old Injured with a Screwdriver, Undergoes Surgery

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit ku një 30-vjeçar është plagosur me kaçavidë në…

6 hours ago