sport

Ish-gjyqtari i njohur Mateu Lahoz, jep mendimin e tij për golin e parë të Barcelonës ndaj Osasunës

Barcelona mposhti Osasunën në Riad me rezultat 2-0, për t’u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të përballen me rivalin e përbetuar Real Madridin.

Golat për blaugranasit në këtë takim i shënuan Robert Lewandowski (59’) dhe Lamine Yamal (93’).

Të lidhura

None found

Ishte goli i Lewandowskit ai që shkaktoi polemika të mëdha pas ndeshjes, pasi kishte shumë persona që aludonin se Christensen kishte faulluar paraprakisht lojtarin kundërshtar tek aksioni ku erdhi goli.

Sidoqoftë, gjyqtari i ndeshjes edhe pas konsultimit me VAR-in, mori vendimin që goli ishte i pastër dhe se nuk kishte asgjë të parregullt.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ish-gjyqtari i njohur spanjoll Mateu Lahoz, i cili sezonin e kaluar i dha fund karrierës së tij.

“Pajtohem me të gjithë, nuk kishte asgjë të gabuar me ndërhyrjen e Christensen”, ka thënë Lahoz për mediat spanjolle.

“Lojtarët duan të fitojnë një faull aq shumë sa që mund të shkojnë në ekstreme. Nuk ka asgjë këtu”, shtoi ai.

Lahoz me shumë mundësi po e thotë të vërtetën për Barcelonën tani, por kur ai ishte gjyqtar aktiv ishte mjaft i ‘ashpër’ karshi tyre.

Ai ndau drejtësinë në 49 ndeshje të Barcelonës ku shpërndau rreth 111 kartonë të verdhë për lojtarët blaugranas./Telegrafi/

të fundit

Tension në Poloni pasi raketa dhe droni rus shkelën hapësirën ajrore, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Varshavën të shtunën, pas incidentit të fundit me dy raketa…

54 seconds ago

Skënderbeu e nis me gol të shpejtë, Lagonidis shtang Egnatian pas vetëm 2 minutash (VIDEO)

Skënderbeu - EgnatiaSKËNDERBEU 1-0 EGNATIA (Lagonidis 2')“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Stadiumi Skënderbeu”Arbitër: Olsion Yzeiraj FORMACIONET ZYRTARE:SKËNDERBEU: Dobjani; Amadou, Lagonidis, Shaqe, Shkëmbi,…

6 minutes ago

Pochettino synon t’i marrë Tottenhamit sulmuesin që do të transformojë Manchester Unitedin

Trajneri i ri i Manchester United, Mauricio Pochettino, thuhet se është i gatshëm të rrëmbejë përpjekjen e Tottenham Hotspur për…

11 minutes ago

Njoftimi zyrtar për nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania

Fansat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, me sa duket, nuk do të duhet të presin edhe shumë gjatë për…

14 minutes ago

Shqipëria e Maran lë pas Spanjën dhe Francën në notat e “SofaScore

Mbappe, Muçi dhe YamalShqipëria e mbylli Grupin 1 në Ligën C, Liga e Kombeve, në vendin e parë, e konvertuar…

23 minutes ago

Xavi Espart rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030

Mbrojtësi i Barcelonës, Xavi Espart, ka nënshkruar rinovimin e shumëpritur të kontratës deri në vitin 2030.Ndërsa një marrëveshje u konfirmua…

25 minutes ago