Pascal Ferre, ish-kryeredaktor i France Football dhe një prej personave kyç në organizimin e Topit të Artë, ka treguar se gjatë periudhës kur drejtonte këtë proces ishte përballur me një përpjekje për të ndikuar në votimin e çmimit.
None found
Në një bisedë për gazetën spanjolle Marca, Ferre tha se një agjent i kishte propozuar një ryshfet në lidhje me kandidaturën e një futbollisti të nominuar për Topin e Artë.
Sipas rrëfimit të tij, agjenti fillimisht kishte paraqitur arritjet e lojtarit dhe e kishte vlerësuar atë, përpara se ta pyeste nëse mund ta “shiste” kandidaturën e tij te anëtarët e jurisë.
“Po, është e vërtetë. Një agjent donte të takohej me mua. Lojtari i tij, sigurisht, ishte i nominuar. Pasi më shpjegoi meritat e tij dhe e lavdëroi, më pyeti nëse mund ta, po e vendos në thonjëza – ‘shisja’ kandidaturën e tij te juria”, rrëfeu Ferre.
Ish-kryeredaktori, i cili qëndroi në këtë detyrë për rreth 30 vjet, bëri të ditur se e hodhi poshtë ofertën dhe nuk pranoi të ndërhynte në procedurën e votimit.
Ai tregoi se u largua për pak çaste nga tavolina për t’iu përgjigjur një telefonate, por kur u kthye, agjenti nuk ndodhej më aty.
“Megjithatë, mbi tavolinë kishte një zarf. E mora dhe e dorëzova në recepsion. Nuk e di se çfarë kishte brenda”, deklaroi ai.
Ferre nuk specifikoi vitin kur kishte ndodhur ngjarja dhe nuk bëri të ditur as emrin e agjentit, as identitetin e futbollistit të përfshirë.
Dëshmia e tij ka rikthyer diskutimet mbi prapaskenat e përzgjedhjes për një nga trofetë më të rëndësishëm individualë në futbollin botëror. Megjithatë, ende nuk dihet nëse zarfi përmbante para apo ndonjë material tjetër.
VLLAZNIATe Vllaznia duket se situata nuk është aspak e qetë, edhe pas ardhjes së trajnerit të ri, Csaba Laszlo [...]Read…
Këtë të enjte, Gjykata e Durrësit, ka lënë në masën e arrestit në burg Fetah Mataj, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së…
Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus me bombë ajrore…
Sipas astrologjisë, Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja, janë ndër shenjat që dallohen për ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj të tjerëve. Peshqit Peshqit…
Deputeti i PD, Klevis Balliu nga protesta pranë Parlamentit hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut, duke thënë se grupe kriminale ne…
Në seancën e sotme gjyqësore për ish gjyqtarin Gjoko Ristov, dëshmuan prindërit e tij lidhur me 350 mijë eurot e…