sport

Inzagi: Asllani zëvendësuesi ideal i Çalhanoglusë, nëse ka rikuperuar nga dëmtimi titullar kundër Juves!

Trajneri i Interit konfirmoi pak çaste më parë se Kristjan Asllani do të jetë në fushë që nga minuta e parë në “Derbin e Italisë” në rast se nuk ka më probleme në gju.

Sipas Simone Inzagit, shqiptari është zëvendësuesi ideal i Hakan Çalhanoglusë përpara mbrojtjes. “Kristjan nuk ka qenë me fat pasi luan në një ekip me një lojtar si Hakani. Asllani është rritur shumë në muajt e fundit”, komentoi trajneri.

Të lidhura

None found

“Të gjithë e dimë rëndësinë e ndeshjes, çfarë do të thotë për klubin tonë, për tifozët tanë, për veten tonë. Megjithatë, është vetëm ndeshja e nëntë e kampionatit dhe sigurisht që nuk do të jetë vendimtare, por do të jetë e rëndësishme. Dy ekipe të shkëlqyera që kanë pasur praktikisht të njëjtën rrugë”, tha Inzagi pasi u pyet nga gzetarët se sa rëndësi kishte ky takim për atë.

Më tej trajneri u pyet se si shkonte Interi në këtë duel. “Ne jemi duke bërë mirë, kemi arritur pesë fitore radhazi. Fatkeqësisht kemi pasur disa probleme. Lojtarët janë gati, nesër do të përpiqem të jap më të mirën”, arsyetoi trajneri.

Sa i përket opinionit të Tiago Motës, i cili tha se Napoli dhe Interi ishin favoritet në këtë kampionat, Simone Inzagi tha: “Ju e dini se çfarë mendoj për këto parashikime, për mua do të ketë shumë skuadra në garë. Shumë ekipe kanë investuar shumë para dhe e kanë ngushtuar hendekun që na ndante vitin e kaluar. Do të jetë një kampionat i balancuar”.

Pyetja qw kishte mw shumw interes ishte ajo sa i pwrket formacionit tw mundshwm tw Interit dhe se kush do tw zwvendwsonte Ccalhanoglunw.

“Ne e dimë se çfarë përfaqëson Ccalhanoglu për ne, ai është një lojtar i madh. Zëvendësuesi i tij natyral është Asllani, nëse më jep garancitë e duhura do të luajë. Kristjan është një lojtar që është përmirësuar shumë me kalimin e viteve. Fati i tij i keq wshtw se luan nw tw njwjtin pozicion ku aktivizohet Hakani. Kristjani pati një problem para ndeshjes me Romën dhe vetwm dje ka mundur qw tw bwjw stërvitjen e tij të parë, nuk shkoi keq dhe ne do të duhet të shikojmw mirw pasi vlerësojmë në të njëjtin rol që do të kishim Barellën dhe Zielinskin. Këtë dyshim do ta mbaj me vete deri nesër në mbrëmje”.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 minutes ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 minutes ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

7 minutes ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

7 minutes ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

7 minutes ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

7 minutes ago