sport

Inzaghi thyen heshtjen për transferimin te Al-Hilal dhe largimin nga Interi

Simone Inzaghi donte të dilte nga ‘zona e tij e rehatisë’ te Interi, kështu që zgjodhi Al-Hilalin.

Trajneri italian mbajti një konferencë për shtyp përpara debutimit të tij me Al-Hilal në Kupën e Botës për Klube kundër Real Madridit të Xabi Alonsos.

Të lidhura

None found

“E pranova sfidën dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh te Interi”, ka thënë fillimisht Inzaghi.

“Dua të ndryshoj mënyrën time të të menduarit, stilin tim të lojës dhe të provoj gjëra të reja. Nuk kishte asnjë ekip tjetër që doja të stërvisja, kështu që zgjodha Al-Hilal”.

Inzaghi u largua nga Interi pasi skuadra humbi finalen e Ligës së Kampionëve 5-0 ndaj PSG-së, duke ndezur shumë thashetheme.

Drejtori ekzekutiv i Al-Hilal kohët e fundit pretendoi se Inzaghi dhe skuadra saudite kishin arritur një marrëveshje para finales më 31 maj, duke shkaktuar acarim të Interit.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, refuzoi të komentojë duke thënë se e vetmja gjë që ka rëndësi është se Nerazzurrët tani kanë filluar një epokë të re nën drejtimin e Cristian Chivu.

Ndryshe, Inzaghi fitoi gjashtë trofe gjatë kohës së tij në Inter: një Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë.

49-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al-Hilal.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago