Simone Inzaghi u shfaq i kënaqur pas fitores kundër Salernitana. Interi i tij realizoi 5 gola dhe tekniku në Sky Sport Italia u shpreh:
“Këto ndeshje në letër duken të lehta, por nuk është ky rasti. Djemtë patën të njëjtën sjellje nga fillimi, unë bëra ndryshime dhe ju as nuk e dalloni për shkak se të gjithë djemtë rriten njëlloj.
Kemi përpara ndeshjen e nëntë në 25 ditë dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe një herë para pushimit të Krishtlindjes”.
“Mendoj se ne gjithmonë kemi luajtur futboll të mirë, por me angazhimin në Champions League kemi lënë pikë rrugës. U paraqitëm mirë për ta mbajtur kokën lart dhe u kthyem në krye të tabelës. Tani duam ta mbajmë atë pozicion”.
“Liverpool, Manchester City dhe Bayern Munich ishin skuadrat që nuk i donim përballë, por ky është shorti. Duhet të shohim formën në shkurt, si do jemi fizikisht dhe me dëmtimet”, përfundoi Inzaghi deklaratën e tij. /h.ll/albeu.com
Roza Lati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka reaguar publikisht për të mohuar thashethemet se i ka dhënë…
Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, udhëheqës…
“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit tejet…
Gjatë kësaj vere, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 230 raste zjarresh. Fatmirësisht, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka…
Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh. Zjarri në këtë pjesë është fikur…
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e licencimit për prodhim të energjisë elektrike të kompanisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk, për…