Categories: sport

Inzaghi karikon Interin 

Të shtunën në orën 18.00 do të luhet një prej ndeshjeve më pikante të kësaj jave të kampionatit italian. Të njëjtat ngjyra dhe prej disa viteve me një nivel të ngjashëm futbolli, ja ku kemi përballjen mes Interit dhe Atalantës.

Inzaghi është tepër i fokusuar tek kjo ndeshje dhe duket që nuk e ka aspak mendjen në ndeshjen e të martës në Champions League kundër Shakhtarit. ¨E kam të vështirë të mendoj pë Shakhtarin, pasi jemi të fokusuar totalisht tek Atalanta¨, është shprehur trajneri zikaltër.

Të lidhura

None found

Trajneri i Interit i nis fjalët e tij nga fitorja në Firenze duke thënë:

¨Unë mendoj se fitorja e të martës ishte shumë e rëndësishme. Pavarësisht nisjes së përvujtshme në gjysmë orën e parë, ne ruajtëm çiltërsinë. Më pas pashë një reagim të madh prej skuadre të rëndësishme. Në fund dolëm fitues nga një fushë e vështirë. Nesër do të kemi një përballje po aq impenjative.¨

¨Atalanta është një skuadër shumë e mirë, që nuk të fal asgjë. Edhe ne duhet të tregohemi të tillë. Uria dhe aftësia për t’i bërë keq kundërshtarit do të bëjnë diferencën. Në bazë të situatës së përgjithshme të lojtarëve do të vendos edhe formacionin¨, ka shtuar ai.

18 gola të shënuar nga 11 lojtarë të ndryshëm në këtë kampionat karikojnë trajnerin Inzaghi:

¨Më vjen mirë për këtë statistikë. Përpiqem të përfshij çdo lojtar. Jam me fat që kam plot lojtarë të aftë dhe gjithmonë në disponueshëm. Me 5 zëvendësime në dispozicion titullarët janë gjithmonë e më pak, por të gjithë japin sinjale pozitive. Përpiqemi të përgatisim shumë gjëra. Ekipi im është stërvitur mirë më parë dhe kjo ma lehtësoi punën. Po mundohemi që të evoluojmë ekipin me ide të reja¨.

Pas pesë ndeshjesh Interi gjendet në vendin e dytë me 13 pikë së bashku me Milanin./albeu.com

Tags: interInzaghi

të fundit

Kolona kilometrike në kufirin Kroaci–Mali i Zi, mërgimtarët të bllokuar prej mbi 12 orësh

Janë bërë më shumë se 12 orë prej kur bashkatdhetarët tanë kanë ngecur në kolonën disa-kilometrike në kufirin Kroaci –…

2 minutes ago

VIDEO/Rike Roci pas kinemasë synon muzikën, sfidon këngëtaren italiane Giorgia

Pas angazhimeve në botën e kinemasë, Rike Roci duket se po zbulon një tjetër pasion të saj. Modelja dhe aktorja…

3 minutes ago

Rama: Rreziku kryesor për Shqipërinë vjen nga shqiptarët, duhet të vijojmë rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërcënimi më i madh për Shqipërinë nuk vjen nga faktorë të jashtëm, por nga…

7 minutes ago

Marjana Koçeku rikthehet në protestë, deputetja e pavarur në krah të “Flamingove”

Deputetja Marjana Koçeku e cila pak muaj më parë la grupin e PS për të dalë si e pavarur i…

8 minutes ago

Zjarri në perëndim të Atikës del jashtë kontrollit, digjen deri në 150 banesa dhe jepen urdhra evakuimi

Flakët vazhdojnë të përhapen jashtë kontrollit në zonën e Porto Germenos, në perëndim të Atikës, ndërsa zjarri ka mbërritur shumë…

9 minutes ago

Lifepod”, kapsula 35 mijë paundëshe që premton mbrojtje nga plumbat, përmbytjet dhe katastrofat

Në rast të një fatkeqësie të madhe, ku do të kërkonit strehim? Për personat që kanë rreth 35 mijë paund…

19 minutes ago