sport

Inzaghi e Handanovic mbeten zikaltër, Asllani-Schouten garë dyshe për zëvendësuesin e Brozovic

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga hapja zyrtare e merkatos së verës, te Interi nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë bërë gjithçka gati.

Për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri puna ka filluar që me rinovimet e lojtarëve të cilët konsiderohen të rëndësishëm si dhe me timonierin e ekipit.

E kur jemi tek rinovimet, Simone Inzaghi dhe Samir Handanovic do të mbeten zikaltër edhe për disa sezone, zyrtarizimet e të cilëve do të bëhen në ditët në vijim.

Trajneri, i cili humbi duelin me Milanin për Scudetton, por që mori dy trofe në vitin e tij të parë në pankinën e Nerazzurrëve, do të zgjasë kontratën deri në vitin 2024 me pagën e tij që do të rritet ndjeshëm. Nga ana tjetër, portieri do të nënshkruajë deri në vitin 2023 dhe sezonin e ardhshëm do të luajë titullarin me të sapoardhurin Onana .

Ndërkohë, përveç punës për rinovimet dhe bisedimeve për të sjellë Paulo Dybala, drejtuesit e Interit vazhdojnë gjuetinë për të gjetur zëvendësuesin e Marselo Brozovic .

Një nga shpatet më të nxehta mbetet ajo që të çon te Kristjan Asllani nga Empoli, por orët e fundit ka bërë vend edhe emri i Jerdy Schouten .

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i lojtarit do të jetë në Itali javën e ardhshme dhe Nerazzurrët duket se janë gati të provojnë. Holandezi ka pas vetes tre sezone të nivelit të mirë në Serie A dhe krahasuar me shqiptarin mund të garantojë më shumë eksperiencë. Mbetet të shikohet se cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e zikaltërve. /h.ll/albeu.com

të fundit

Horoskopi 16 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…

5 hours ago

Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…

5 hours ago

Trump optimist për paqen në Ukrainë: Është më afër se kurrë! Patëm një bisedë shumë të mirë me udhëheqësit evropianë

Donald Trump u shfaq optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë gjatë një ceremonie medaljesh në Zyrën…

5 hours ago

Salianji i përgjigjet Nokës: Nuk kërkoj funksion në PD, nuk kam as rrogë, as privilegje

Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përgënjeshtroi deklaratën…

6 hours ago

I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person…

6 hours ago

I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një…

6 hours ago