sport

Inzaghi: Derbi nuk ka kurrë favorit! Titulli? Juventusi s’duhet harruar

Inter-Milan luhet nesër në orën 18:00 dhe trajneri Simone Inzaghi ka dalë sot para mediave dhe i është përgjigjur interesimit të gazetarëve. I pyetur për kalendarin e vështirë, tekniku i kampionëve në fuqi ka thënë:

“Do të jetë një periudhë intensive dhe stimuluese, përballë shumë kundërshtarëve prestigjiozë radhazi. Derbi është ndeshje me shumë ndjenjë dhe ne jemi të vetëdijshëm, të fokusuar dhe shpresoj që djemtë të luajnë me mendje të lirë”.

Inzaghi nuk mendon se fitorja e nxjerr Milanin nga gara për titull: “Ne e pamë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë, kur ishim në -7, dhe e rikuperuam diferencën. E dimë se çfarë është derbi për tifozët, por ka 15 ndeshje dhe 45 pikë në lojë”.

“Kemi nisur një rrugëtim të gjithë së bashku dhe e dimë se do të ketë surpriza. Kemi punuar për të bërë më të mirën, nuk duhet të ulim përqendrimin tonë. Duhet të jemi të përgjegjshëm deri në fund”.

“Afrimet? Kemi afruar dy lojtarë që mund të na ndihmojnë. Do të duhet pak kohë për Robin Gosens, por është një blerje e shkëlqyer”, shtoi Inzaghi, i cili u pyet nëse ka një favorit në derbin kundër Milanit.

“Nuk ka kurrë favorit në derbi, aq më tepër në këtë derbi me dy skuadra shumë të forta dhe të organizuara. Episodet do të bëjnë diferencën, duhet t’i trajtojmë në mënyrën e duhur. Mendoj se renditja është shumë e vërtetë.

Unë konsideroj Milanin, Atalantën, Napolin dhe Juventusin që për mua ishin favoritët në verë dhe në dy muajt e fundit po bëjnë një rrugëtim të madh. Përveç kësaj, Juve ka bërë një transferim të madh. Ka ende shumë pikë në lojë”. /h.ll/albeu.com

të fundit

Horoskopi 25 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për…

5 hours ago

A do të largohet Xheneta pas ardhjes së saj? Flet Egli Tako

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një…

5 hours ago

Provokimi i Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova…

6 hours ago

PD dorëhiqet nga Bashkia e Tiranës? Përgjigja e Flamur Nokës i vë vulën!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka dhënë fund aludimeve se opozita mund të mos marrë pjesë…

6 hours ago

E rëndë në Greqi, humb jetën 50-vjeçari shqiptar, sharra elektrike i preu këmbën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Larisa të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.…

7 hours ago

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Vlorë, dy persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkpi-Kot. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30,…

7 hours ago