Inter do të ndeshet nesër në orën 18:00 në San Siro ndaj Romës.
Zikaltërit kanë bërë 4 paraqitje shumë të mira, ku kanë dalë me pikë të plota. Fitore ndaj Juventusit, Veronës, Spezias dhe eliminimi i Milanit për të siguruar finalen e Kupës së Italisë.
Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj ekipit të Mou.
“Ne do të përballemi me një nga ekipet më të forta të Serie A, të drejtuar nga një trajner i madh që të gjithë e njohim, ata janë në një moment të shkëlqyer. Do të kemi nevojë për një përqendrim të madh, është shumë e rëndësishme.
Nesër i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Vidal, i cili pati një ndrydhje në kavilje gjatë derbit. Fitorja ndaj Milanit na dha shumë bindje, na dha një tjetër finale. Nuk humbëm kurrë, grumbulluam më pak se sa mundëm në një peridhuë të caktuar, tani duhet të përfundojmë në mënyrën më të mirë.
Ne e dimë që ka një muaj për të shkuar deri në vijën e finishit dhe kemi shumë ndeshje të ngushta. Gjithmonë do të duhet të përgatitemi sa më mirë, të kemi një garë dhe vendosmëri kundër Romës. Do të gjejmë kundërshtarë që do të krijojnë vështirësi për ne.
A do të luhet Scudetto ne ndeshjet ndaj Romës dhe Bologna? Po patjetër, por do të shtoja edhe Udinesen, do të jetë shumë e rëndësishme për ne kjo javë. Neve tani na presin gjashtë finale për të luajtur, çdo tre pikësh do të jetë një kupë më vete”, kështu është shprehur tekniku zikaltër, simone Inzaghi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Romës të shtunën në orën 18:00. / h.ll/albeu.com
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…