Pak çaste më parë, Simone Inzaghi ishte në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bolognan që do të luhet nesër.
Ai preku disa çështje kryesore ku gjithashtu ndaloi edhe tek rastet me Covid që kanë prekur futbollin.
None found
“Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe duhet ta fitojmë me patjetër. Duhet të vazhdojmë të krijojmë distancë ndaj kundërshatarëve tanë.
Jemi në një situatë të vështirë pasi kemi shumë infektime në ligën tonë.
Interi ka 3 ndërsa Bologna 9-të dhe përsëri ndeshja do të luhet. Jemi të frikësuar por për këtë gjë vendosin autoritetet dhe jo ne”.
Gjithashtu tekniku zikaltër foli dhe për rinovimin e Brozoviç.
“Brozo? E kam thënë dhe më parë. Ai është i lumtur tek Interi. Këtë gjë e pohon shpesh madje e tregon edhe në stërvitje.
Gjithësesi për këtë gjë merret Marotta bashkë me Ausilion, unë shoh vetëm çka ai jep në fushë dhe për këtë gjë jam shumë i kënaqur”, është shprehur trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi./h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…