sport

Investim për të ardhmen, Real Madridi transferon për herë të parë një lojtar nga Puerto Riko

Të qëndrosh për shumë kohë, në majat e futbollit duhet të kesh një strategji të mirëmenduar, të paktën për sa i përket merkatos së transferimeve dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për skuadrën e parë, por edhe për talentet e reja, të cilët në rast “shpërthimi”, mund të jenë eksponentë në organikanën e skuadrës, në një të ardhme.

Një strategji të tillë e ndjekin prej kohësh edhe “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët këto vitet e fundit kanë afruar emra të mëdhenj, si Vinicius Junior, Rodrygo, Edoardo Camavinga, Jude Bellingham, Aurelien Tchouamen apo Arda Guler, pas llogaritur këtu super talentin brazilian, Endrick, i cili do t’i bashkohet klubit, në verën e këtij viti.

Afrimi më i ri, në radhët e “Los Blancos” është raportuar mëngjesin e kësaj të hëne, me “Mbretërit” e Madridit, që kanë transferuar anësorin e talentuar, nga Puerto Riko, Jeremy De Leon, nga klubi i kategorisë së tretë spanjolle, Castellon dhe do të jetë i pari lojtari, me këtë kombësi, te 14 herë fituesit e UEFA Champions League.

De Leon aktivizohet në fazën ofensive dhe fillimisht do t’i bashkohet të rinjve të Real Madrid e nëse ia del që të shkëlqejë, atëherë trajneri Carlo Ancelotti mund t’i dhurojë një shans edhe në ekipin e parë, megjithatë duket se ky shans nuk do të vonojë shumë për të ardhur, pasi 19-vjeçari, konsiderohet një lojtar që i “djeg” mbrojtësit falë shpejtësisë ndërsa ai vetë refuzoi dy oferta nga klube të La Liga vetëm për t’iu bashkuar “Galaktikëve”. /abcnews.al

të fundit

Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg, ja sa vite u dënua ‘financieri’ i grupit

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar Moisi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit…

8 minutes ago

Qyteti i Napolit shquhet për incidente, tifozi i Çelsit plagoset para ndeshjes së Championsit

Ditën e djeshme, një tifoz anglez i Çelsit është plagosur në Napoli, pasi iu afrua një grup të rinjsh në…

13 minutes ago

Miri flet me Selin: Jemi takuar si shoku i lagjes dhe më ike, duhet të më jepje forcë mua, edhe nëse nesër s’kemi lidhje…

Mbrëmjen e djeshme, pas surprizës që vëllai i bëri Selin, duket se ajo nuk e ka takuar Mirin. Të dy…

19 minutes ago

GJKKO i rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia, Meta ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla…

31 minutes ago

Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vite, por konsumi arrin rekord

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një…

43 minutes ago

Historia/ Pique dhe Fabregas te Barcelona, rikthimi në shtëpi i tyre

Nuk është e thënë që të largohesh nga Barça e të mos rikthehesh më. Një herë mbipopullimi, një herë tjetër…

1 hour ago