Pas brazilianit, Endrick, i cili verën e ardhshme do të transferohet te Real Madrid, Palmeiras është gati të zbulojë dhe t’i dhurojë Evropës një tjetër “xhevahir”. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Estevao Willian Almeida de Oliveira Goncalves, ose shkurt Messinho, i cili këtë sezon debutoi më ekipin e parë të Palmeiras teksa u aktivizua për 13 minuta në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cruzeiro.
Të dhënat e sulmuesit janë të shkëlqyera dhe jo më kot për të është gati të bëjnë çmenduri klubet më të mëdha europiane, teksa pas “fantazistist” janë vënë Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea, mirëpo “ylli” në rritje dëshiron vetëm ngjyrat “Blaugrana”.
None found
Ndoshta edhe për ngjashmëritë për nga emri me “pleshtin”, Lionel Messi, 16-vjeçari ëndërron të bëjë karrierë në Katalonjë dhe në të ardhmen të sfidojë pikërisht mikun e tij Endrick që do të jetë pjesë e Real Madrid.
Aktualisht, kartoni i sulmuesit kushton 60 milionë euro, një shifër që Barcelona vështirë se e përballon, megjithatë, “katalanasit” do të mbajnë një takim me agjentin e futbollistit të talentuar për të qenë në “Pole Position” në garën për Messinho.
Ky i fundit nuk mund të transferohet në Europë para vitit 2025 atëherë kur do të mbushë edhe 18-vjeç, megjithatë gara është e hapur dhe për ta pasur në skuadër Messinho-n, duhet prenotuar që në këtë moment. Barcelona ka një avantazh pasi agjenti i Messinhos, Cury është aktualisht në Spanjë pasi ishte pjesë e negociatave edhe për kalimin e Vitor Roques nga Athletic Paranaense te “Blaugranat”. /abcnews.al
Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës u shoqërua edhe me një moment të pazakontë, pasi ylli argjentinas humbi…
Aktori i njohur, Albano Bogdo, ishte sot i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musa, ku reagoi ndaj…
Brazili ka vijuar fushatën kundër basteve online, duke mbyllur 13.241 faqe interneti pas hyrjes në fuqi, më 25 shtator, të…
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e…
UEFA European Under-21Shqipëria po përgatitet për një tjetër event madhor të futbollit europian, teksa janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat…
Interi ka nevojë për përforcime në mesfushë dhe kanë gjetur tashmë dy lojtarë të njohur, kontratat e të cilëve po…