sport

Interi ultimatum Inzaghit: Nëse eleminohesh nga Champions League, shkarkohesh

Ka shumë mundësi që Simone Inzaghi të shkarkohet nga Interi, nëse “zikaltërit” nuk arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Interi pësoi humbje së fundmi nga Monza duke shkuar në pesë ndeshje radhazi pa fitore në Serie A, me bilanc prej katër humbjeve edhe një barazimi.

Të lidhura

None found

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar e ardhmja e Inzaghit varet tani nga ndeshja e ardhshme e Interit, që është ndeshja e kthimit kundër Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediave italiane, nëse zikaltrit nuk kualifikohen, 47-vjeçari do të shkarkohet si trajner.

Në rast se kjo ndodh, atëherë Interi do të emërojë një trajner të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit dhe më pas të bëjë ndryshime gjatë verës.

Thuhet gjithashtu se nëse Interi nuk do ta kishte mundur Benfican në ndeshjen e parë dhe do të kishte humbur ndaj Monzas pastaj, koha e Inzaghit në klub do të kishte përfunduar.

Por, rezultati i mirë (2:0) kundër skuadrës portugeze në ndeshjen e parë, ia siguroi atij qëndrimin.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 prill, në “Guiseppe Meazza”.

Simone Inzaghi është trajner i Interit që nga viti 2021. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Milano e ka fituar Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë.

të fundit

Polonia ngre avionët luftarakë pas zbulimit të një avioni rus mbi Baltik, shtohen frikërat për provokime

Avionët luftarakë polakë kanë interceptuar një tjetër avion zbulues rus mbi Detin Baltik, pa pasur shkelje të hapësirës ajrore të…

8 minutes ago

Live/ SHBA dhe Irani përplasen sërish pas javësh qetësie, Uashingtoni godet objektivin e piketuar prej kohësh

Në orët e para të 31 gushtit, Teherani lëshoi raketa drejt objektivave në Jordani ku ndodhen forca amerikane. [...]Read More...

8 minutes ago

Putin: Russia Is Following a Path Toward Ending the War in Ukraine

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po ndjek rrugën që do të çojë drejt përfundimit të konfliktit në…

10 minutes ago

Nagavci praises agreement with LDK: One step away from resolving the institutional deadlock

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka vlerësuar si zhvillim të rëndësishëm politik dhe institucional marrëveshjen e…

11 minutes ago

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të shtetit…

11 minutes ago

Ardian Gjini meets German ambassador, Kosovo politics in focus

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjini ka bërë…

11 minutes ago