Interi këto javë po i kushton më shumë rëndësi rinovimeve për të “blinduar” lojtarët më të mirë të ekipit.
Ditët e fundit është përfolur shumë dhe për disa goditje me parametra zero. Onana tashmë ka lidhur një para kontratë me zikaltërit ku i ka dhënë fjalën që pas janarit do të nënshkruaj me ta dhe në qershor do te zbarkojë në Milano. Portieri 25-vjeçar do të jetë zëvendësuesi i Handanoviç.
Më pas doli emri i Lacazette për të cilin Arsenal nuk do të zgjasë kontratën me të dhe Inter po shikon mundësinë për ta transferuar me parametra zero në qershor. Së fundmi klubi italian ka hedhur si ide emrin e sulmuesit kroat, Kramariç. Agjenti i tij Vincenzo Cavaliere ka deklaruar për mediat italiane interesimin e klubit zikaltër për Kramariç.
“Kramariç është momentalisht i përqëndruar për të fituar formën që pati vitin e kaluar që realizoi 25 gola dhe 6 asist për vetëm 34 ndeshje me Hoffenheim. Ai është i lumtur tek klubi gjerman por sigurisht ekipe të mëdha kërkojnë gjithmonë të afrojnë lojtar si ai dhe Interi është njëri prej tyre që është i interesuar. Interi është një klub I madh dhe Kramariç besoj se do të bënte shumë mirë në Itali duke marrë parasysh që tek Inter do të gjejë dhe dy bashkëkombasit e tij, Brozoviç dhe Perisiç,” kështu është shprehur agjenti i sulmuesit 30-vjeçar./h.ll/albeu.com
Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025 Dashi Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet…
Sardenja po përjeton një tjetër ditë të vështirë, teksa zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të ishullit, me situatën…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas…
Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…
Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…
Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…