Interi ka triumfuar 4-0 ndaj Atalantas në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Fillimisht, mysafirët ia dolën të shënonin me anë të Charles De Ketelaere në minutën e 11-të, por goli i tij u anulua për shkak të lojës me dorë.
Më pas, Nerazzurët filluan të dominon, ndërsa golin e parë për ta e realizoi Mateo Darmian (26’) me një asistim të Henrikh Mkhtitaryan.
Për 2-0 u përkujdes Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 45+1-të me asistimin e Benjamin Pavard.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga vendasit, që realizuan dy gola të tjerë.
Lautaro, fillimisht, dështoi nga penalltia në minutën e 54-të dhe nga topi i kthyer shënoi Federico Dimarco.
Për të vulosur fitoren e tyre u përkujdes Davide Frattesi, që shënoi në minutën e 72-të për 4-0.
Me këtë fitore, Interi ka thelluar diferencën nga vendi i dytë që është Juventusi (57) në 12 pikë, pasi kanë grumbulluar 69 sosh, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Genoan. /Telegrafi/
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort…
Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje mes disa personave në Korçë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli një gjendje krize shtatëditore për furnizimin me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në…
Europa Juglindore mbetet nën mot të paqëndrueshëm, nderkohe Ballkani ndikohet nga masa polare, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.…
Forcat ukrainase kanë goditur një numër objektesh ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow dhe dronë me rreze…
Presidenti i Fenerbaçes, Sadettin Saran është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi për përdorimin dhe furnizimin me drogë,…