Kampioni i Italisë, Interi, ka arritur marrëveshje me dy yjet e skuadrës, Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella për rinovimin e kontratave deri në vitin 2029.
Nerazzurrët po punojnë me lojtarët që duan t’i mbyllin marrëveshjet sa më parë, me sulmuesin argjentinas i cili kishte situatë më të ndërlikuar këtë verë.
Por duket se çështja u zgjidh shpejt, pasi raportohej për një hendek të madh midis ofertës dhe kërkesës për paga, por sot në mëngjes, agjenti i argjentinasit, Alejandro Camano ka konfirmuar se palët kanë shtrënguar duart.
“Ne ramë dakord për një marrëveshje në parim deri në qershor 2029″, ka thënë agjenti Camano për ekspertin argjentinas të transferimeve, Cesar Luis Merlo.
Më e rëndësishmja e marrëveshjes është se nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratë dhe argjentinasi nuk do ta mbajë njërin sy tek transferimi tani e tutje.
Sky Sport Italia, Sportitalia dhe Fabrizio Romano shkruajnë se edhe mesfushori Nicolo Barella ka rënë dakord për një kontratë të re me Interin.
Ai kishte qenë i lidhur me klube nga Liga Premier , mbi të gjitha me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin, por ai nuk ka ndërmend të largohet nga Nerazzurrët.
Martinez dhe Barella llogariten si dy nga lojtarët kryesorë të Interit dhe shumë të rëndësishim në formacionin startues të Simone Inzaghit./Telegrafi/
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…
Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…