Categories: sport

Interi konfirmon afrimin e John Stones deri në vitin 2028

John Stones është zyrtarisht futbollist i Interit. Mbrojtësi anglez ka mbërritur në Milano dhe ka nënshkruar kontratë me klubin italian deri më 30 qershor 2028.

32-vjeçari nis këtë aventurë të re pas një periudhe të shkëlqyer me Manchester Cityn. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai u afirmua si një prej qendërmbrojtësve më të spikatur në Ligën Premier.

Të lidhura

None found

Hapat e parë si profesionist Stones i hodhi te Barnsley, skuadra e qytetit ku lindi. Në vitin 2013 ai kaloi tek Evertoni, ndërsa paraqitjet bindëse me këtë klub i hapën rrugën transferimit te Manchester City tri vite më pas.

Në dhjetë sezonet e kaluara në “Etihad”, mbrojtësi u aktivizua në 295 ndeshje dhe realizoi 19 gola. Gjatë kësaj kohe ai fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier, tre FA Cup, pesë Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Stones numëron gjithashtu 94 paraqitje me Kombëtaren e Anglisë. Ai ka qenë pjesë e dy finaleve të Kampionatit Evropian dhe kontribuoi që “Tre Luanët” ta mbyllnin Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë.

Drejtuesit e Interit vlerësojnë se eksperienca, aftësia për të nisur aksionet nga prapavija dhe lidershipi i anglezit do t’i japin një ndihmë të rëndësishme ekipit të Cristian Chivut përpara sezonit të ri.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago