Interi është i detyruar të shesë brenda 30 qershorit për të rregulluar bilancin ekonomik dhe duket se i sakrifikuari do të jetë marokeni Achraf Hakimi, i cili ka më shumë treg dhe mund të sigurojë paratë e nevojshme për arkat e klubit zikaltër.
Për anësorin ka shfaqur interes Paris Saint Germain, që gjithsesi është larg pretendimeve të Interit, ndërsa së fundi ka bërë hapa përpara Chelsea, që ka joshur zikaltrit me ofertën prej 60 milionë eurosh plus një futbollist.
Drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm që përveç 60 milionë eurove të japin edhe kartonin e njërit mes Marcs Alonsos, Emerson Palmeirit dhe Andreas Christensen, ku veçanërisht dy të parët u interesojnë shumë edhe zikaltërve.
Kjo pasi Interi ka vendosur të mos rinovojë me Ashley Young dhe të nxjerrë në shitje kroatin Ivan Perisic, ndaj për krahun e majtë të mesfushës ka vënë në krye të listës pikërisht dy anësorët e Chelsea-t.
Aktualisht drejtuesit zikaltër po shqyrtojnë ofertën e fundit të Chelsea-t, që duket se i kënaq jo pak milanezët, pasi jo vetëm do të siguronin paratë e nevojshme për të sistemuar bilancin, por do të gjenin edhe mesfushorin e majtë që kërkojnë prej kohësh.
Ndërkohë në orët e fundit janë bërë hapa përpara edhe për rinovimin e Andrea Ranocchias, i cili duket se ka pranuar të ulë pagën dhe të firmosë një kontratë një vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një tjetër sezon.
Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë në afërsi të fshatit…
Partia Demokratike i është drejtuarit Komisionit Rregullator me një padi ku kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit,…
Sot është një ditë e veçantë për binjakët më të dashur të publikut shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj. Dy vëllezërit,…
Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet…
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë së Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës u bë “feneri ndriçues i sorosizmit” në Europë.…
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka mbushur sot, 1 shtator, 59 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të,…