Interi i ka caktuar një çmim prej 40 milionë eurosh kartonit të Hakan Calhanoglut, teksa Davide Frattesi tani pritet të qëndrojë pas largimit të Simone Inzaghit.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi raportohet se është i gatshëm ta shesë Calhangolun nëse një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh vjen në zyrat e klubit, me Galatasaray dhe klubet arabe që po kryesojnë garën.
Në ndërkohë, Frattesi ka ndryshuar qëndrim sa i përket largimit nga klubi, pasi mori garanci nga trajneri i ri Christian Chivu se do të jetë në qendër të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.
Calhanoglu ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm tek Interi, por shqetësimet sa i përket gjendjes së tij fizike dhe vazhdimësisë, të kombinuara me interesimin në rritje nga ekipet jashtë vendit, mund të bëjnë që ‘Nerazzurrët’ ta pranojnë shitjen e tij.
Interi po planifikon një rifreskim të mesfushës dhe ndërprerja e bashkëpunimit me 31-vjeçarit mund të sigurojë si para ashtu edhe hapësirë.
Për dallim, vendimi i Frattesit për të qëndruar shton edhe më shumë stabilitet në mesfushën e cila është në zhvillim e sipër.
Bayern Munichu kishte shprehur interesim për Calhanoglun verën e kaluar, por reprezentuesi turk kishte vendosur të qëndrojë.
Frattesi, pavarësisht hapësirave të kufizuara, ka pasur minuta të shumta në dy sezonet e fundit dhe kishte qenë në radarin e disa klubeve italiane gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni më të ndjeshëm dhe…
Një grua që iku nga Koreja e Veriut ka paditur Kim Jong-un dhe zyrtarë të tjerë për tortura dhe dhunë…
“Ka ardhur koha për të vërtetën” – kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan…
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit elektrik të qytetin e Gjirokastrës. Gjithashtu bëhet me dije flakët rrezikuan…
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo…
Pas zhvillimeve të fundit në Theth me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe kundërshtimin e banorëve, Arqipeshkëvi i…