sport

Interi gjen një “yll” për të ardhmen/ Pio Espozito, debutim i artë në Champions

Në Amsterdam ndaj Ajaksit, nuk shkëlqeu vetëm dopieta e Turamit. Në skenë doli edhe një djalosh 20-vjeçar, që më 28 qershor festoi ditëlindjen e tij: Pio Esposito. Për të, Champions League filloi si në ëndërr.

Një debutim që kritikët e kanë vlerësuar unanimisht, duke i dhënë nota të larta për paraqitjen e tij të parë në turneun më të rëndësishëm europian.

Sportmediaset, Gazzetta, Corriere dello Sport dhe gazetat e tjera kryesore e vlerësuan me notën 7, ndërsa La Stampa i dha edhe më shumë.

Të gjitha këto gjykime tregojnë për një lojtar të ri që hyri në fushë me personalitet, duke mos u ndjerë aspak i vogël përballë një skene kaq të madhe.

Në krah të Turam-it, Pio krijoi menjëherë një bashkëpunim të frytshëm.

Francezi, në fund të ndeshjes, e përmendi shokun e tij duke thënë:Më në fund, tani të gjithë e njohin Pio-n”.

Fjalë që konfirmojnë se në brendësi të skuadrës ekziston bindja se djali i Esposito-ve është një talent i destinuar për t’u afirmuar.

Stili i tij i lojës ka sjellë krahasime të shumta. Disa shohin te ai ngjashmëri me Edin Dzeko, të tjerë me Luka Toni-n, i cili madje e lavdëroi publikisht në Prime Video.

Fiziku i fortë, kontrolli i topit, vendosmëria në duele dhe aftësia për të punuar për skuadrën janë elementë që e bëjnë të duket më i pjekur se mosha që ka.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte qetësia. Pa panik, gjithmonë i përqendruar, i gatshëm të ndihmonte mbrojtjen dhe të hapte hapësira për Turam-in.

Një lojtar që nuk i druhen emocioneve të para, por i shfrytëzon ato si karburant për të treguar vlerën.

Drejtuesit zikaltër, me në krye Marota, e kanë pritur këtë debutim si një sinjal të fortë se klubi ka në duar një tjetër pasuri.

Në një kohë kur Inter-i kërkon të ndërtojë të ardhmen pa lëshuar terren, rritja e një lojtari të tillë përbën një investim të çmuar.

Në fund, nata e Amsterdam-it mbetet e veçantë për Pio Espositon: një fillim që ka shijen e një historie të madhe. Dhe tifozët zikaltër kanë arsye të besojnë se ky është vetëm kapitulli i parë i një aventure të gjatë në Europë.

të fundit

Ironia e deputetit Saimir Korreshi: Hall është kur të fiken dritat se ç’do bëjmë me “Diellën”, në Shqipëri akoma luftohet për energji 24 orë

Këtë të premte, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e…

21 minutes ago

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

Janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat parlamentare dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.…

53 minutes ago

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë…

Këtë të premte, është dëgjuar në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj…

1 hour ago

Shpërthimi me tritol/ Kamerat në banesën e Xhelal Mziut ishin jashtë funksionit, hetuesit marrin pamjet e tjera filmike në zonë për identifikimin e autorit

Kamerat e banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, kanë qenë jashtë funksionit në momentin e shpërthimit të triolit. Ndaj,…

1 hour ago

Kreu i ILD, Artur Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni anti-kushtetuese për të ushtruar detyrën

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani, ka reaguar pas sulmeve publike ndaj gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor…

2 hours ago

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, identifikohet viktima (EMRI)

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, me pasojë vdekjen e 35-vjeçarit Flobert Ajazi, dhe janë plagosur…

2 hours ago