Pritej një fitore e madhe dhe ashtu ndodhi. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur një triumf të “magjishëm” mbrëmjen e sotme, teksa në “Giuseppe Meazza” mposhtën “violët” e Fiorentina me rezultatin e thellë 4 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Siparin e golave e çeli “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili në minutën e 23’-të të sfidës, mposhti portierin Christensen me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi fantastik të Federico Dimarco, goli ky që do të mjaftonte për të mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Më fillimin e pjesës së dytë filloi dhe dominimi “zikaltër”, të cilët gjetën plot 3 herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me kapitenin Lautaro Martinez,në minutën e 53’-të të sfidës, me pas ishte mesfushori Hakan Calhangolu, i cili ekzekutoi mjeshtërisht një penallti në minutën e 58’ dhe sërish “demi” argjentinas, Lautaro Martinez çoi ndeshjen në rezultatin 4 me 0, në minutën e 73’, duke “hipotekuar” goleadën e “zikaltërve”.
Pas kësaj fitoreje, e gjithë vëmendje e Inter është te përballja e radhës në kampionat, ndaj rivalëve historikë të Milan, në “Derbin e Madoninës”. Skuadra pozicionohen në vendin e parë dhe të dytë të renditjes, me “zikaltërit” që aktualisht janë në majë të tabelës me 9 pikë të plota, po aq sa Milan, por me një golavarazh më të mirë se këta të fundit, teksa në 3 përballjet e para kanë shënuar plot 8 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.
Policia e Lezhës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të…
Këtë të hënë, ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’, lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e…
Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, po bëhen me kontrolle në bregun e lumit nga polumbarët të…
Alba është parë tejet e prekur mbrëmë, teksa qëndronte vetëm në dhomën e gjumit duke folur për Limin. Banorja duket…
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.…
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe për më shumë se një arsye. Ndërsa ylli…