sport

Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A

Interi po ecën me ritme të mira në përpjekjen për të transferuar sulmuesin e Parmës, Ange-Yoan Bonny, i cili ka qenë objektiv i klubit edhe përpara se Cristian Chivu të emërohej trajner.

Qendërsulmuesi shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram, duke marrë parasysh vështirësitë që pati Interi për ta zëvendësuar gjatë mungesave të tij për shkak dëmtimesh.

21-vjeçari ishte futur në listën e dëshirave të Interit që në maj, shumë përpara dorëheqjes së Simone Inzaghit dhe emërimit të Chivut, i cili vinte nga stoli i Parmës.

Tani, të dy mund të ribashkohen në ‘Giuesppe Meazza’, pasi Bonny mbetet opsioni kryesor në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Parma kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e tij, por çmimi mund të ulet nëse përfshihet një lojtar në shkëmbim.

Edhe vetë lojtari ka një dëshirë të fortë për transferimin, pasi beson se Interi do të ishte hapi i përsosur në karrierën e tij.

Bonny iu bashkua Parmës si lojtar i lirë nga Chateauroux në vitin 2021 dhe ndihmoi klubin të ngjitej në Serie A.

Sezonin që lamë pas, ai shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në 37 ndeshje.

Tags: interserie a

të fundit

FOTO+VIDEO/ Pamjet nga universiteti ku ndodhi sulmi me dy viktima në SHBA, momenti kur studentët tentojnë të fshihen në …

Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA. Në video…

19 minutes ago

Shtrëngohet përdorimi i cash-it/ Kufij të rinj për pagesat në dorë. Sektori financiar kërkon rishikim

Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin…

38 minutes ago

Detaje nga operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan/ ‘Ndotje masive mjedisore dhe shkelje të rënda ligjore’, 16 të arrestuar, në kërkim 8 aksionerë (EMRAT)

ELBASAN – Një nga operacionet më të mëdha kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit është finalizuar nga Drejtoria Vendore…

39 minutes ago

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: U është mbushur mendja se janë shteti. Nuk donin të linin “patllaken” tek dera sipas rregullores

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kthimin e Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Rama tha…

1 hour ago

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë bllokohet sërish për disa orë, fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për disa orë për shkak të protestës…

2 hours ago

“Tërhiq fjalën “gënjen” ose dal nga mbledhja”! Zbardhet përplasja e Salianjit me Berishën, ish-deputeti i PD: Duhet të flisnim për skandali Rama-Balluku, po zhvendosni vëmendjen

Në mbledhjen e kryesisë së PD, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe Ervin Salianji janë përfshirë në debat, ku shkak…

3 hours ago