Interi është në angkth për Marcelo Brozovic, i cili doli për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes Kroaci-Austri të Ligës së Kombeve.
Truri zikaltër është dëmtuar pa ndonjë ndërhyrje të ashpër, duke u ulur në fushë dhe duke kërkuar menjëherë zëvendësimin. Problemi i mesfushorit zikaltër është i natyrës muskulare në kofshën e majtë, ndoshta një tkurrje.
None found
Trajneri i Kroacisë, Dalic, tha pas ndeshjes: “Unë mendoj se ai do të jetë jashtë për tre ose katër javë.”
Brozovic pritet të kryejë sot vizitat mjekësore, por mjekët kroatë, duke folur me kolegët zikaltër, nuk përjashtojnë një tendosje të muskulit. Të martën Brozovic do të rikthehet në Milano ku stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit dhe hapat e rekuperimit.
Ai do të mungojë gjatë ndeshjes ndaj Romës dhe gjithashtu rrezikon atë ndaj Barcelonës në Champions League. Inzaghi i frikësohet përballjes ndaj këtyre ekipeve pa lojtarin e tij kryesor, por tashmë mund të jetë me të vërtetë shansi i Kristjan Asllanit për të treguar vlerat e tij./ h.ll/albeu.com
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…