Interi i Simone Inzaghit “zhytet” sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në kampionat, me synimin për të vazhduar të mbajë gjallë ëndrrën e “Tripletës”. Zikaltërit do të përballen me Bayern në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do ta bëjnë këtë me formacionin tipik, me përjashtim të Dumfries të dëmtuar që do të zëvendësohet nga Darmian.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre shumë të fortë në një stadium të bukur. Por ne e dimë përpjekjen që kemi bërë për të arritur këtu dhe do të shfrytëzojmë shanset tona. Si jemi? Epo, me disa dhimbje si të gjitha skuadrat që luajnë kaq shumë”.
“Por, ne e dimë se cila është rruga jonë në Champions, pozicioni në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Pas kësaj ndeshjeje do të kemi një ditë e gjysmë për të menduar për kampionatin, pastaj sërish Champions, pastaj kampionatin dhe Kupën e Italisë”.
“Është një sezon i gjatë dhe intensiv, por ne jemi krenarë që jemi këtu. Bastoni dhe Calhanoglu u stërvitën me grupin. Dimarco bëri stërvitje individuale, ndërsa Lautaro është mirë dhe do të luajë nesër. Rikuperojmë Barellën pas skualifikimit dhe nuk e kemi Asllanin. Bayern është një skuadër me eksperiencë, që ka arritur në fund të këtij kompeticioni për shumë vite. Ata janë favoritët së bashku me Real Madridin, por ne duam të luajmë një ndeshje të madhe”.
Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…
Nga; Ola Xama 12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të…
Plakja e popullsisë, është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe…
Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen për prishje…
Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe…
Partia Demokratike, ka denoncuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, për abuzim me detyrën dhe përdorim të padrejtë…