sport

Iniesta i dërgon mesazhe Xavit: Barcelona është shtëpia ime, jam gati ta ndihmoj

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta u largua nga katalanasit në vitin 2018, pas afro dy dekada në “Camp Nou”, periudhë në të cilët kishte shkëlqimin e tij si futbollist.

Spanjolli luante në skuadrën e yjeve, përkrah Messit, Xavit, Pique duke fituar gjithçka të mundshëm në la Liga me Barçën dhe në Champions League.

Të lidhura

None found

38-vjeçarit siç duket iu është rikthyer dëshira për të riveshur përsëri fanellën e blaugranave, teksa në një intervistë të dhënë për mediat spanjollë, Iniesta ka lënë të hapur mundësinë për kthimin në Barcelonë, pasi e pranoi se ende e vlerëson këtë klub si shtëpinë e vet.

Edhe pse mbush 38-vjeç Iniesta nuk ka ndërmend t’i japë fund futbollit të luajtur, por duke qenë se katalanasit nuk janë në momentin e tyre më të mirë këtë sezon për shkak të disa situatave të ndryshme që kanë ndodhur me klubin, mesfushori nuk ka nguruar t’i dërgojë një mesazh ish-shokut të tij të skuadrës te Barça, Xavit që tani i drejton ata si trajner, që është gati të kontribuojë për të kthyer Barcelonën në majat e futbollit.

“Do të doja të kthehem në Barcelonë. Do të doja ta ndihmoj institucionin. Ka shumë gjëra të përfshira dhe është e vështirë ta dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Barça është shtëpia ime dhe askund tjetër nuk mund të jem më mirë se atje. Sot më pëlqen shumë të mendoj për të luajtur. Kjo gjë më tërheq më së shumti sot”, ka deklaruar 38-vjeçari spanjoll.

 

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

15 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

16 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

18 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

21 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

21 minutes ago