Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.
Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë, çka e bëri situatën të pakontrollueshme.
Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit, Eldorjan Hamiti, u detyrua gjithashtu të largohej nga fusha pas hyrjes së tifozëve gjatë momentit të përplasjes.
Për shkak të situatës së krijuar, ndeshja u ndërpre për disa minuta, por si përfundim u mor vendimi që sfida të vazhdonte pa tifozë.
Episodi ndodhi në minutën e 67-të, teksa ishte Teuta ajo që po fitonte me shifrat 0-1.
Irani njoftoi se gjatë bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë është arritur një mirëkuptim mbi “parimet kryesore udhëzuese”…
Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u transmetua dokumentari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas…
Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, ndërsa këtë të martë pritet një takim emocionues mes…
Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder të përvjetorit të pavarësisë. Në letrën dërguar presidentes Vjosa…