Mëngjesin e sotëm një numër i madh tifozësh italianë kanë zbarkuar në Durrës, pak orë nga finalja e madhe që do të zhvillohet në “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoord.
Edhe pse gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar incidentet mes tifozëve dhe policisë, një prej tifozëve të Romës që ka zbarkuar ditën e sotme në Durrës ka thënë se ata kanë ardhur për të festuar dhe jo për të bërë rrëmujë, ndërsa thekson se kanë 21 vite që e presin këtë kupë dhe shpresojnë ta çojnë në shtëpi.
“Shpresoj të bëjmë një ndeshje të madhe, është ajo që presim prej 31 vitesh. Duam të fitojmë dhe të cojmë në shtëpi këtë kupë të madhe. Na bëhet shumë qejfi ta ndajmë këtë kënaqësi me popullin shqiptar, ishte shumë e bukur kjo finale këtu, shqiptarët i ndjejmë shumë të afërt, kështu që do të jetë një festë e madhe. Jam i bindur se nëse fiton Roma, ju do të jeni të lumtur po aq sa ne,” thotë ai, ndërsa komenton edhe trazirat e një dite më parë në Tiranë.
“Sporti është sport. Sporti duhet përjetuar me kënaqësi, ne kemi ardhur këtu për të festuar. Jemi këtu për të parë ndeshjen, për të shijuar këtë qytet të bukur, Tiranën më pas që është një qytet shumë I bukur. Nuk kemi dëshirë të bëjmë rrëmujë, kemi vetëm dëshirë të cojmë në shtëpi këtë kupë dhe të fitojmë dhe të festojmë bashkë me shqiptarë,” përfundon ai./albeu.com
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka treguar për jetën e tij…
Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, bëri të ditur se ka shkuar në 16 numri i…
Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…