Iliria po vijon punën për ta ngritur edhe më shumë nivelin konkurrues për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Klubi nga Fushë-Kruja ka bërë të ditur dy rinovime me peshë, duke zgjatur bashkëpunimin me portierin Dashamir Xhika dhe mbrojtësin e djathtë Amri Kallaku. Të dy futbollistët do të jenë pjesë e ekipit deri në vitin 2027, një sinjal i qartë për objektivat e skuadrës për të realizuar një tjetër kampionat pozitiv.
None found
Në edicionin e fundit, Iliria e mbylli kampionatin në vendin e 4-t me 45 pikë. Më parë, drejtuesit kishin bërë publik edhe rikthimin e Dritan Smajlit në stol, pas largimit të Matias Tatangelos.
Sa i përket së kaluarës së tyre, Xhika ka qenë pjesë e Partizanit në sezonet 2010/2011 dhe 2019/202, ndërsa Kallaku ka luajtur me Vorën gjatë sezonit 2022/23.
POSTIMI:
“KF Iliria ka kënaqësinë të njoftojë se Dashamir Xhika dhe Amri Kallaku kanë rinovuar kontratat e tyre edhe për një sezon tjetër. Klubi u uron shumë suksese dhe një sezon të mbarë me fanellën e KF Ilirisë!”
Tirana është përfshirë në kaos ditën e sotme. Kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve të cilët kanë nisur revoltën…
Klevi Metaj është 22-vjeçari që u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës së zhvilluar sot në…
Viking - Bayern MunichKanë përfunduar pjesët e para në 7 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e grupeve…
Një ekip i Avokatit të Popullit ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për të takuar personat e lënduar…
Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për…
sulmi fizik ndaj studentëve protestues Në lidhje me protestën e sotme në qytetin e Tiranës, ku janë evidentuar pamje të…