Pas dy disfatave radhazi në Superiore, Dinamo u kthye te tri pikët duke fituar 2-1 ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Në përfundim të sfidës së javës së 8-të, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli për mediat.
“Duhet të jemi krenarë çdo ditë për çdo ekip shqiptar si Egnatia. I dhashë dorën Aleksit për atë që keni arritur në Europë. Nuk mund t’ia jepja dorën dikujt që nuk e njoh fare. Është problem që diskutohet se si jam unë.
None found
Përballë kishim kampionët në fuqi, një skuadër që luan në Europë dhe që vinte pas një ngarkese. E kam provuar tri herë vetë atë ngarkesë. Duhet ta vlerësojmë atë që po bën Egnatia.
Pjesa e parë ishte shumë e mirë nga ana jonë, ndërsa pas pushimit u vendosëm në bllok të ulët. Kjo rezultoi strategji e suksesshme, jo taktikë. Ishte e rëndësishme të fitonim sërish. Kemi prodhuar shumë futboll dhe synonim të ngjiteshim në pjesën e sipërme të tabelës, për të vijuar punën tonë.
Pyetjes nëse kjo zgjedhje ishte e planifikuar apo erdhi vetvetiu, Daja iu përgjigj: “Duhet të kthehem gjashtë vjet pas, kur më thoje: ‘Merr ekipin’. E ke kuptuar saktë atë që vure re. Në pjesën e dytë na duhej fitorja. Egnatia nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike, por ndonjëherë duhet të fitosh edhe duke vuajtur. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për strategjinë tonë.
Në ndeshjen e kaluar nuk u ngritën flamujt e pozicionit jashtë loje kur topi përfundoi në rrjetë. Sot, kur Xhaja më ndëshkoi me karton të verdhë, Kalari po protestonte. E urova kolegun tim Dede për suksesin në Europë. Por këtij zotërisë, që është shumë kompetent dhe arbitër i FIFA-s, i thashë vetëm: ‘Jep penallti dhe akordo golin që dha. Por mos lejo të dhunohen lojtarët e mi’. Alhassan bëri faull ndaj lojtarit të Rrogozhinës, por kur Albanese goditi me shkelm nga prapa, i thashë se nuk lejohet të dhunohen lojtarët.
Kur analizojmë ndeshjen, nuk i nxjerrim të gjitha në publik. Nëse tregojmë çdo gjë që ka bërë arbitri, krijojmë alibi. Këto histori përsëriten.
Tri pikët janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë. Fitorja ndaj Egnatias më gëzon jashtë mase. Duke marrë parasysh edhe lodhjen e saj, zgjodhëm një strategji tjetër.
I pyetur nëse mund të aktivizonte një lojtar më shumë për të shfrytëzuar tranzicionin pozitiv, Daja tha: “Na mungon shpejtësia në sulm. Kur kundërshtari vjen me shumë forca, hapen hapësira pas tij.
Për dhuratën apo tri pikët, futbollistët janë të zgjuar. Ditëlindjen e organizuan presidenti dhe klubi. Trajneri nuk shpenzoi asnjë lek, as ne nuk shpenzojmë asgjë”, u shpreh Daja.
Dy skandale të mëdha evazioni fiskal, që përfshijnë dy rrjete të njohura me xhiro miliona eurosh, kanë zbuluar autoritetet greke…
Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen…
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur shqetësime për raportet e vendit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht…
Me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia në Parqet Kombëtare…
Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb…
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, kryesuese e zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit të ardhshëm, nisi zyrtarisht fushatën,…