Categories: sport

Ilir Daja para sfidës me Astanën: Me lëvizjet në skuadër nuk synojmë të jemi brilantë, avantazh për ne mbetet eksperienca e sezonit të kaluar

Dinamo do të luajë të enjten, më 8 korrik, përballë Astanës në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Conference League. Takimi është programuar të zhvillohet në “Elbasan Arena”, me fillim në orën 21:00. Para kësaj përballjeje ka dalë në konferencë trajneri i kryeqytetasve, Ilir Daja.

Të lidhura

None found

Daja theksoi se përballë Dinamos do të jetë një skuadër me përvojë të konsiderueshme, jo vetëm në Kazakistan, por edhe në arenën europiane. Sipas tij, historia e Astanës flet vetë, pasi klubi ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League, ndërsa numëron 4 prezantime në Europa League dhe 2 në Conference League.

Trajneri i Dinamos nënvizoi gjithashtu se kundërshtari ndodhet në javën e 17-të të kampionatit, çka do të thotë se është në ritmin maksimal. Ai shtoi se një tjetër element i rëndësishëm është fakti që trajneri i Astanës e njeh shumë mirë ekipin, pasi prej disa vitesh punon me të dhe ka ndërtuar një manovër të konsoliduar me lojtarë me goxha eksperiencë dhe nivel goxha të mirë.

Megjithatë, Daja bëri të ditur se ekipi i tij nuk do të hyjë në fushë i kushtëzuar nga këta faktorë. Sipas tij, Dinamo do ta respektojë kundërshtarin, por mbi të gjitha do të respektojë veten.

“Çdo trajner në konferencat për shtyp përpara ndeshjes thotë që do marrim maksimumin. Ne e dimë që përballë kemi një ekip me goxha eksperiencë jo vetëm në Kazakistan, por edhe në Europë. Dihet që në historinë e saj Astana ka prezantime edhe në grupet e Champions League. Ka 4 prezantime në Europa League dhe 2 në Conference League.

Kanë eksperienca goxha të madhe, e dyta janë në javën e 17-të të kampionatit që do të thotë janë në ritmin maksimal të tyre, e treta, por jo nga rëndësia, është që trajneri e njeh shumë mirë ekipin sepse ka disa vite që punon me Astanën dhe kanë një manovër të konsoliduar me lojtarë me goxha eksperiencë dhe nivel goxha të mirë. Ne do të përballemi jo duke marrë parasysh këto elementë që preka. Do të futemi në fushë duke respektuar kundërshtarin, por më shumë do të respektojmë veten tonë.

Me ndryshimet që kemi pasur, me afrimet që janë bërë në momente të ndryshme në kohë të ndryshme, ne nuk pretendojmë se do të jemi brilantë në atë që quhet manovër. Do të mundohemi që të gjejmë strategjinë e duhur, të marrim maksimumin nga ndeshja e nesërme. I kam kërkuar lojtarëve me eksperiencë dhe atyre që kanë qenë vitin e kaluar me Dinamon, një nga ta është dhe kapiteni Bruno Dita, që të japin nga vetja më shumë, që të bëjmë më të mirën e mundshme.

Si trajner kam qejf t’i shikoj gjërat me optimizëm, ta shikoj gotën gjysëm plot, jo të kundërtën. Pozitive për ne është që jemi në vitin e dytë mbas një periudhë të gjatë të Dinamos, që marrim pjesë në Europë. Vijmë nga një eksperiencë e vjetshme, që bëmë rrugëtim deri në “Play Off”, të Konferencë Ligës. Natyrshëm që nuk do të merremi me lojtarët që nuk janë më pjesë e Dinamos. Do të kërkojmë që me grupin që kemi në dispozicion të bëjmë maksimumin.

Duke qënë me sistem eliminimi do të vendoset mbas 180 minutash. Duhet të sulmojmë fort, por duhet të kemi edhe ekuilibër. Unë e njoh mirë edhe trajnerin që ka konsoliduar një manovër goxha të mirë. Duhet të jemi në ekulibër me përqendrim maksimal, për të mos i dhënë mundësinë kundërshtarit”, u shpreh trajneri Daja.

të fundit

Fillon sërish Liga e Kampionëve – pretendentët kryesorë dhe yjet që do të ndezin garën

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…

4 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Shtator 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…

4 hours ago

Bayern Munich ende pa qartësi për të ardhmen e Michael Olises

Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…

4 hours ago

They cry for their children,” Sara Mila recounts parents’ requests for employment

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

4 hours ago

Ahmetaj accuses Rama: Japanese fish in the Garden of Eden, while Albania is being laid waste and more than €3 million worth of wine disappears

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…

4 hours ago

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...

4 hours ago