sport

Igli Tare arrin marrëveshjen e parë të madhe, transferon Reijnders te Mançester Siti

Tijani Reijnders do të jetë një futbollist i Mançester Sitit që në Botërorin e Klubeve dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i palëve për transferimin e mesfushorit të Milanit te klubi anglez.

Palët negocionin prej javësh, por klubi i Mançester Sitit nuk dukej se ishte pranë një akordi për kërkesat që kishin kuqezinjtë. Me afrimin e Igli Tares, gjërat kanë ndryshuar, pasi me drejtuesin shqiptar janë shpeshtuar kontaktet.

Në fund, Pep Guardiola ka insistuar që të ketë Reijnders që në javët e ardhshme dhe Igli Tare e ka bindur që të plotësohen kërkesat e italianëve sa i përket pagesës për të.

Mediat italiane raportojnë se është gjetur akordi për transferimin për 65 milionë euro të mesfushorit holandez te Mançester Siti, një shifër e konsiderueshme që i afrohet rekordit për transferimin më të shtrenjtë në historinë e kuqezinjve, atë të Kaka i cili kaloi te Real Madridi për 67 milionë euro.

të fundit

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…

3 minutes ago

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…

12 minutes ago

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…

1 hour ago

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…

2 hours ago

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…

2 hours ago

U përfol për një aksident të rëndë/ Reagon Einxhel Shkira: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…

3 hours ago