Juventusi dhe Milani mund të bëhen protagonistë të merkatos së janarit me shkëmbime të bujshme mes dy skuadrave, të cilat kërkojnë përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku gjithsesi rivalizojnë me njëra-tjetrën për katërshen e parë në Serinë A.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se mes dy klubeve mund të ketë negociata konkrete për lëvizje lojtarësh, pasi Maks Alegri i ka kërkuar Igli Tares që të marrë nga Juventusi mbrojtësin Federiko Gati. Ky i fundit ka qenë titullar i rregullt me Alegrin në vitet e trajnerit te bardhezinjtë e si rrjedhojë, do të pranonte një transferim në Milano.
Nga ana tjetër, Spaletit i pëlqen mesfushori Riçi, por për momentin nuk duket në prioritetet e Milanit për ta lënë të largohet. Por në klubin torinez do të ishin të kënaqur edhe me afrimin e belgut Koni De Uinter, i cili ka dalë nga radhët e akademisë së tyre para se të kalonte te Xhenoa e së fundmi te Milani. Futbollisti në fjalë do të ndihmonte Juventusin edhe për listat e Champions pasi do të cilësohej si një prodhim i akademisë së klubit.
Në datën 23 shkurt në orën 10:00, do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës…
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama, theksoi se Belinda Balluku, ia ka dorëzuar tre herë dorëheqjen…
Këtë të hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama, ka theksuar se vendosja e një kufiri…
Pasi ka marrë nën avokati Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga SPAK për afera të shumta, kryeministri Edi Rama ka…
Tomas Strakosha, ishte heroi i AEK-ut të Athinës, në barazimin pa gola ndaj PAOK-ut. Gardiani shqiptar, priti një 11-metërsh në…
Ditën e shtunë, banorët e Durrësit që preken nga projekti TID, zhvilluan një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama.…