Categories: sport

Ideja e fundit e merkatos, Milani tenton mesfushorin e Juventusit

Ardhja e Manuel Locatellit ose rikthimi i Miralem Pjanic, do të ndikonte në largimin e Aaron Ramsey nga Juventusi. Edhe pse Max Allegri e vlerëson shumë mesfushorin uellsian, ky i fundit dëshiron të luajë dhe nuk do e priste mirë përfundimin në stolin e bardhezinjve.

Në skenë ka dalë Milani, që akoma nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu. Shumë emra ndodhen në listën e drejtuesve të kuqezinjve, aty ku është shtuar edhe emri i 30-vjeçarit nga Uellsi, i cili aktivizohet në të gjithë pozicionet e mesit të fushës.

Mediet italiane shkruajnë se Milani do të tentojë huazimin e lojtarit, edhe pse Juventusi do të preferonte shitjen e tij të menjëhershme. Bisedimet nuk kanë nisur akoma, por dyshja Maldini-Massara po e mendojnë seriozisht afrimin e Ramsey.

të fundit

Edi Rama: SPAK, krenaria e vetme deri më sot e zbatimit të Reformës në Drejtësi, GJKKO nuk po del nga hija e Prokurorisë së Posaçme

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, u shpreh se SPAK krenaria e vetme deri më…

9 minutes ago

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo do të…

22 minutes ago

Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja e PS, shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli…

33 minutes ago

Asambleja e PS/ Rama flet për Bashkinë e Tiranës: Nuk mban më, do të na duhen të adresojmë menjëherë emergjencën për drejtimin

Ditën e sotme, po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve Asambleja e Partisë Socialiste, ku anëtarët e mbledhur po dëgjojnë fjalimin…

35 minutes ago

Nis Asambleja e Partisë Socialiste/ Rama: Nuk pendohemi për reformën dhe pavarësimin e drejtësisë, s’bëjmë avokatin e askujt

Këtë të enjte, 11 shtator 2025, është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi…

47 minutes ago

Vetëm një futbollist nuk mori minuta nga Silvinjo, e kishte të pamundur te Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy ndeshje në shtator. Fillimisht takimi miqësor me Gjibraltarin dhe më pas ai për kualifikueset e…

51 minutes ago