Zlatan Ibrahimoviç ka humbur qetësinë pas humbjes së skuadrës me Parmën. Ai u ka kërkuar futbollistëve që të reagojnë dhe të bëjnë kthesën e menjëhershme. Sidomos Leao dhe Theo duhet të rimarrin drejtimin e skuadrës.
Këshilltari i lartë i klubit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk e pranon aspak një nisje të tillë të skuadrës. Suedezi ka zhvilluar një bisedë me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke shkëmbyer mendime me ta për situatën ku ndodhet Milani. Kuqezinjtë kanë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Serisë A dhe humbja me parmën është e papranueshme. Edhe pse ka qenë tepër i zemëruar, Ibra është munduar të mos e shfaqë dhe të shprehet vetëm me fjalë, pa britma.
None found
Por konteksti ishte i qartë: “Cilësia është aty, ekipi është i kompletuar, tani duhet të motivoheni”. Për Ibrën grupi është në nivel dhe ka fituar personalitet, merkato do të shtojë vetëm ndonjë përmirësim. “Kemi nënshkruar me lojtarë me karakter, që sjellin diçka ekstra edhe nga pikëpamja njerëzore”.
Ibra vazhdon të nënvizojë se lojtarët duhet të luajnë me mend. Për tifozët e Milanit, e sidomos për Zlatanin të luash për këtë fanellë duhet të jetë një burim krenarie. Të gabosh ndaj këtij qëndrimi është e papranueshme. Ashtu si trajneri Fonseca edhe Ibra kanë theksuar faktin se problemi është serioz.
Skuadra nuk formon një front të përbashkët dhe nuk është gati të sakrifikojë. Shumë individë nuk kanë vepruar për të ndihmuar shokun e skuadrës. Ibra duket se nuk i është drejtuar askujt në veçanti, por Theo dhe Leao janë në mënyrë të pashmangshme marrësit kryesorë të apelit të tij motivues.
Talenti nuk është gjithçka, në fakt nuk është asgjë pa e vërtetuar atë në fushë. Ibra e di këtë më shumë se kushdo. Dhe ai ia kujtoi ekipit këtë. Sidomos Leao dhe Theo duhet të marrin në dorë drejtimin e skuadrës.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…