Zlatan Ibrahimovic nuk njeh moshë dhe me golin kundër Venezias ka arritur të barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos.
Ibra me golin e shënuar ditën e sotme ka arritur të shënojë kundër 80 skuadrave të ndryshme në ligat kryesore europiane në 22 vitet e fundit, duke barazuar kështu rekord që e ka arritur CR7.
None found
Edhe pse 40-vjeç, sulmuesi suedez vazhdon të tregojë se është një lojtar i madh dhe se mosha për të është thjeshtë një numër, i cili në 13 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 8 gola, dhe venezia është bërë skuadra e 80-të që sulmuesi kuqezi ka arritur t’i shënojë.
“Viktima” e 80-të e Ronaldos në Evropë ishte Burnley më 30 dhjetor të vitit 2021.
Ibrahimovic ka luajtur për Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në dhe Manchester Unitedin që nga viti 2000.
Kujtojmë se kontrata e Ibrës me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit, por ai ka të ngjarë të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në qershor të vitit 2023./ h.ll/albeu.com
Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës (DZS), norma e papunësisë në tremujorin e dytë të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se të gjithë kandidatët që i kanë kaluar me sukses seleksionimet dhe…
Të paktën 50 persona u plagosën, tre prej të cilëve u shtruan në spital me djegie, pasi fishekzjarrët shpërthyen mes…
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një maternitet në Islamabad të Pakistanit, ku një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar…
Situata e zjarrit në Shashicë po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile. Prefektja e Qarkut Vlorë…
Greqia ka hedhur një hap tjetër në programin e madh të modernizimit të Forcave të saj të Armatosura. [...] Read…