Categories: showbizsport

Ia ka bërë “8 me 2”, Icardi paska nënshkruar kontratë me Wanda-n dhe s’mund të shpëtojë për 30 vite (FOTO LAJM)

Mauro Icardi thuhet se nënshkroi një kontratë me gruan Wanda Nara për të shpëtuar martesën e tyre – dhe kjo do të thotë se ai duhet t’i japë asaj të gjitha pasuritë e tij deri në vitin 2050.

Icardi dhe Wanda ka kohë që janë përfshirë në një sagë të hidhur martesore, shkruan SportBible.

Të lidhura

None found

Ata janë ndarë, janë bashkuar, janë ndarë sërish, por tani duket se do të kthehen bashkë për momentin. Megjithatë, përpjekja për t’u ribashkuar nuk ka ardhur pa sakrifica nga Icardi.

TYC Sports pretendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain i ka dhënë Wandës të drejtat për të gjitha kontratat e tij, aktuale dhe të ardhshme, si dhe pronat që ai zotëron aktualisht.

Raporti pretendon se kontrata e Icardit do të zgjasë deri në vitin 2050, që do të thotë se ai do të jetë 57-vjeçar.

Kjo do të thotë se Wanda është tani pronarja e vetme e një kompanie të quajtur ‘World Marketing Football’, të cilën çifti e themeloi së bashku kur Icardi luante për Interin.

Të përfshira në atë paketë është një apartament në Milano dhe një shtëpi në liqenin e Komos në Itali, duke përfshirë honoraret e imazhit nga reklamat.

E gjithë kjo sagë filloi pasi Wanda akuzoi Icardin për tradhti me aktoren dhe modelen argjentinase China Suarez.

Ajo që pasoi ishte që Icardi fshiu profilin e tij në Instagram dhe gjithashtu nuk i ndjek të gjithë miqtë dhe shokët e tij të skuadrës.

Por dyshja i rikthyen raportet e tyre dhe këtë e konfirmuan më pas me publikimin e disa fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago