Ish-sulmuesi i njohur brazilian Fred, është bërë viktimë e një grabitje teksa po kthehej në shtëpi nga stadiumi “Marakana” në Rio De Zhaneiro.
Drejtori sportiv aktual i Fluminensës, është grabitur me pistoletë në kokë teksa hajdutët i kanë marrë makinën me të cilën udhëtonte.
Pamjet e kamerave së sigurisë të publikuara nga mediat braziliane, tregojnë momentin kur ai ka parkuar makinën për të hyrë në shtëpi, por menjëherë janë afruar dy persona të cilët me pistoleta në duar e kanë nxjerrë nga automjeti.
Ata i kanë hequr orën, portofolin dhe sendet e çmuara që mbante e më pas kanë marrë automjetin e tij, duke e lënë të shtrirë në tokë atë, për fat të mirë pa e lënduar.
Fred i dha lamtumirën futbollit të luajtur në verën e kaluar dhe vendosi t’i kushtohej këtij sporti në rolin e drejtorit sportiv te Fluminense pas një karrierë në të cilën ai kishte luajtur edhe 39 ndeshje me fanellën e Brazilit duke shënuar 18 gola.
DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…
“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…
Në javën e 23-të të Serisë A, Juventusi mposhti Parmën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në Tardini dhe,…
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana…
Rei Manaj ka mbërritur në Turqi, ku pritet të firmosë me skuadrën e Sivaspor dhe të bëhet pjesë e saj…
Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali. Duke…