sport

“I shkëlqyer”, mediat italaine elozhe Bajramit pas fitores ndaj Interit: Shënon gol dhe ndal Calhanoglu

Nedim Bajrami realizoi golin e parë sezonal në kampionatin italian të futbollit. 24-vjeçari nga Tetova, shtangu Interin dhe portierin Yann Sommer me goditjen e tij të fortë.

Goli i lojtarit të kombëtares shqiptare, nisi përmbysjen e Sassuolos, që siguroi tri pikë fantastike në “San Siro”, duke i shkaktuar skuadrës së Simone Inzaghit humbjen e parë.

Bajrami u vlerësua me nota pozitive nga shtypi italian për takimin e zhvilluar kundër zikaltërve, sfidë ku u arrit triumf i jashtëzakonshëm nga djemtë e e Dionisit (1-2).

“Performancë e shkëlqyer. Gjithmonë vigjilent ndaj Calhanoglu në momentet kur turku niste aksionet e Interit.

Përveç punës në fazën e lojës pa top, mesfushori ofensiv spikat edhe në manovrën sulmuese të Sassuolos, sidomos në golin e barazimit 1-1”.

Bajrami po kalon në periudhë pozitive, te Shqipëria dhe Sassuolo. Lojtari shpreson të vijojë të luajë e shënojë tek ekipi italian, për të ardhur në formë sa më të mirë në “finalen” e 12 tetorit kundër Çekisë në “Air Albania”.

të fundit

“Nuk e prisja fare”, puthja në buzë me Inën, motra e Keijsit: Nuk i bëjnë dëm askujt, janë të rinj dhe janë hormonalisht të ndezur

Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer mbrëmjen e djeshme një puthje në buzë. Në një intervistë për Shqipëria Live në Top…

38 minutes ago

Zelensky i bën thirrje Trump për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore: Mos harroni raketat Patriot

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se i ka kërkuar udhëheqësit amerikan, Donald Trump, që t’i japë më shumë raketa Patriot…

54 minutes ago

Ditët e ftohta mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si…

1 hour ago

Përfshihet nga flakët një barakë në Shkodër, pëson djegie të rënda 80-vjeçari

Ditën e sotme një barakë e vjetër është përfshirë nga flakët, ku jetonte një 80-vjeçar. Si pasojë e zjarrit, shtetasi…

1 hour ago

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta. Mësohet se sot prokurorët kanë lexuar një pjese të…

1 hour ago

Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit

Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve, por sipas…

2 hours ago